Fakulteti i Ekonomisë

Studentët ankohen për vonesa në dhënien e bursave të ekselencës, Universiteti i Tiranës: Vetëm Fakulteti i Ekonomisë s'i ka shpërndarë! Po verifikohet lista, ka numër të lartë përfituesish

18 Shkurt 2022, 13:13| Përditesimi: 18 Shkurt 2022, 13:22

  • Share

Universiteti i Tiranë si ka kthyer përgjigje ankesave të studentëve, të cilët pretendojnë për vonesa në dhënien e bursave të ekselentëve.

Në një letër drejtuar Universitetit të Tiranës, bordi studentor shprehen se prej 4 muajsh, mbi 85% e studentëve përfitues të bursave nuk kanë marrë asnjë qindarkë. Ata kërkonin kalimin e fondeve jo më vonë se data 23 shkurt.

Nga ana tjetër, Universiteti i Tiranës pretendon se nga 6 fakultete vetëm Fakulteti i Ekonomisë nuk i ka shpërndarë këto bursa, për shkak se ka një numër të madh përfituesish dhe është duke u bërë një verifikim i listës, vonuar edhe për shkak të sezonit të provimeve. Po ashtu theksohet se procesi është drejt përfundimit.

"Meqë kam patur disa kërkesa për informacion, lidhur me ankesën e një grupi studentësh për vonesën në dhënien e bursave të ekselencës. Përgjigja zyrtare nga UT është kjo: Nga 6 fakultete që ka UT, vetëm Fakulteti i Ekonomisë nuk i ka shpërndarë këto bursa, për shkak se ka një numër të madh përfituesish dhe është duke u bërë një verifikim i listës, vonuar edhe për shkak të sezonit të provimeve. Procesi është drejt përfundimit. Për fakultetet e tjera fondi është shpërndarë dhe paratë gjithashtu. Nga ana e qeverisë, buxheti për bursat e ekselencës është kaluar që në 5 Janar 2022, dhe po ashtu nga Rektoriati i është përcjellë çdo fakulteti. Ky fond ka qenë për muajt Tetor-Nëntor – Dhjetor 2021. Për muajt e tjerë do të jepet, si gjithmonë, brenda çdo muaji. Ndërkohë, ka patur raste të veccanta që kanë paraqitur ankesa, të cilat janë shqyrtuar dhe verifikuiar nëse i takon apo jo bursa e ekselencës. Por këto janë trajtuar rast pas rasti", thuhet në reagim.

Kerkesa 

Njoftim në lidhje me bursat për muajt Tetor - Nëntor - Dhjetor 2021 nga fakulteti i Ekonomise

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?