Dëmet te godina e Inxhinierisë së Ndërtimit

Kronikë

Studentët e Inxhinierisë dhe Mjekësisë rikthehen nesër në mësim, orët e humbura nga tërmeti do zëvendësohen në fundjavë

5 Janar 2020, 20:54| Përditesimi: 5 Janar 2020, 21:01

  • Share

TIRANË- Nesër do të rifillojnë mësimin studentët e inxhinierisë së Ndërtimit në Universitetin Politeknik të Tiranës dhe studentët e Universitetit të Mjekësisë. Godinat e Universitetit të Mjekësisë dhe të Inxhinierisë pësuan dëme prej lëkundjeve të tërmetit të 26 nëntorit.

Vendimi u mor në Dhjetor nga Rektorati si pasojë e gjendjes së krijuar nga fatkeqësia natyrore. Mësimi u ndërpre për gjatë gjithë muajit dhjetor në Universitetin e Mjekësisë të Tiranës si dhe në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, por si do të zëvendësohen orët e humbura?

Paraprakisht pritet që 3 të shtuna të muajit janar, 3 të shtuna dhe 1 të diel të shkurtit studentët nuk do të pushojnë, për të shlyer orët e pazhvilluara mësimore të simestrit të parë. Megjithatë në ditët në vijim pritet që të vendoset zyrtarisht.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?