Kronikë

Studentët e mjekësisë praktikë në spital, leksionet online! Rektori Gjata: Përgatitje për rekrutimin e stafit në spitalet COVID! Më 11 tetor pritet të nisë viti i ri akademik

9 Shtator 2021, 17:18| Përditesimi: 9 Shtator 2021, 17:47

  • Share

Viti i ri akademik pritet të nisë në auditore, me kushtin që studentët dhe pedagogët të jenë të vaksinuar. Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata thotë se për studentët e mjekësisë praktikat do kryhen në spital ndërsa leksionet do vijojnë online.

"Ne kemi një rregullore të brendshme anti-covid gjë që do bej që numri i studentëve nëpër grupe të jetë më i reduktuar, se kemi pas 15 studentë për grup maksimumi deri në 10 dhe besoj që do vazhdojmë me leksionet online. Pra pjesa e leksioneve ne na ka shkuar mirë do i vazhdojmë online ndërsa praktikat mësimore, praktikat e drejtuara, ato praktika që e kanë të domosdoshme praninë e studentëve natyrisht do ti bëjmë në spital ose në ambientet e universitetit duke i kërkuar të gjithëve që të vaksinohen. Nëse nuk vaksinohen mund të qëndrojnë në shtëpi s’ka problem, le të presin të mbarojë covidi dhe të vazhdojnë universitetin".

90% e pedagogëve të Universitetit të Mjekësisë janë vaksinuar, duke qenë se një pjesë e madhe e tyre janë dhe mjekë. Nga ana tjetër duke qenë se shifrat e infektimeve në popullatë janë në rritje, kanë filluar përgatitjet për rekrutimin e stafit në spitalet COVID.

"Është rifilluar përsëri që të përgatitemi sepse me stafin qe kemi aktualisht ne mund ti mbulojmë këto dy struktura që janë hapur por le të shpresojmë që numrat të ulen megjithëse mund të rriten. Ka një lloj përllogaritje por këto bëhen me skalione sepse nuk mund të marrësh njerëz dhe mos të kenë punë, pra do shihet si do jenë nevojat dhe në bazë të nevojave do procedohet".

Mjeku Gjata i qëndron mendimit se vaksinimi ka ndikuar që të kemi shifra më ulta të shtrimeve teksa kemi hyrë në valën e kartërt të pandemisë.

"Periudha më e rëndë e COVID ka qenë shkurt-mars, ne kishim numra të ngjashëm të sëmurësh si tani, rastesh të reja si tani. Në atë kohë u bllokuan të gjithë spitalet, u hapën të katërt spitalet COVID dhe u kthyen dhe ato të rretheve në spitale COVID. Fatmirësisht unë besoj edhe për shkak të vaksinimit sepse një pjesë e rëndësishme e popullatës ka marrë një ose dy doza vaksine, qoftë për shkak të imunitetit natyral që mund të ketë fituar një pjesë tjetër e popullatës, kemi më pak raste që kanë nevojë për shtrim në spital".

Sa i përket procesit të vaksinimit mjeku thotë se risku i kalimit të sëmundjes është shumë herë më i lartë se risku i vaksinës.

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Eda: 09/09/2021 21:17

    Studentet e gjithkush tjeter duhet ta marre kete vendim vete e jo me detyrim. Fakti qw dhe te vaksinuarit infektojne njisoj si te pavaksinuatit nuk ka pse ti detyrojme njerezit te vaksinohen. Duhet te zgjedhin vete njerezit se çfare veendimesh marrin vete

    Përgjigju
  • Rrespekte!: 09/09/2021 21:15

    Prof. Gjata asht nder mjekt ma t’mire shqiptar te tana kohve. Ne at post nuk t’emrojn, zgjidhesh me vota tlira te kolegeve dhe studentave te vet fakultetit.

    Përgjigju
  • Aqifi: 09/09/2021 15:25

    E cfare dekani je ti , nje medioker Mjere ky vend qe mban njerez si ty , Shko futi nje pilaf me teke raki se ate e ben mire.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?