TIRANË- Studentët e Mjekësisë kanë vendosur t’iu rikthehen auditorëve të tyre. Pas një takimi që zgjati 90 minuta me rektorin e Universitetit Arben Gjata studentët morën garanci nga ky i fundit që do t’i mbështes studentët si dhe nuk do të ketë penatilete për orët e humbura nga 4 javë bojkot.”
Gjata u dha garanci studentëve, që deri kur Gjykata Kushtetuese të shprehet nëse ligji që i detyron ata të qëndrojnë 2 deri 5 vite në Shqipëri, është apo jo në shkelje të Kushtetueses, nuk do t’iu paraqitet asnjë kontratë nga Universiteti.
“Në takimin e sotëm ne morëm garanci nga rektori ku na thotë se do e zgjidhim në mënyrën më të mirë që mos të ketë asnjë pengesë për studentë deri në daljen enjë vendimi nga Gjykata Kushtetuese. Do kthehemi të qetë në mësim, por nëse ky premtim do shkelet do i kthehemi sërish protestave. Që nesër do kthehemi sërish në auditorë. Ne gjetëm mirëkuptim mes njëri-tjetrit. E mira është që të mbështesim njëri-tjetrin”, tha një prej studentëve të Mjekësisë.
Megjithë garancitë nga Universiteti, studentët këmbëngulin për një takim me ministren e arsimit Ogerta Manastirliu.
“Ministrja duhet të përballet me këta studentë që i ka lënë rrugëve. Nga ministrja s’kemi ende përgjigje”, vijoi ajo.
Ndërsa për zëvendësimin e orëve të humbura, do të përgatitet një plan, i cili do të publikohet të hënën e ardhshme.
Premtimet e rektoratit
1. Nuk do firmoset asnjë kontrate deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
2. Do përgatitet një plan për zëvendësimin e orëve të humbura,
3. Do këtë edhe një takim me Ministrinë e Arsimit
Ligji për diplomat e Mjekësisë
Çdo student i mjekësisë që nuk përmbush detyrimin ligjor, për të ofruar shërbim shëndetësor deri në 5 vite në vendin e tij dhe zgjedh të largohet jashtë Shqipërisë pas studimeve, do të duhet të paguajë një tarifë prej 240 mijë lekë të reja për çdo vit studimi. Prej më shumë se 4 javësh studentët e Mjekësisë kanë protestuar dhe bojkotuar mësimin kundër ligjit që i vendos mes dy zgjedhjeve.
Sipas ligjit të miratuar nga qeveria, studentët e vitit të parë do duhet të punojnë 5 vite në Shqipëri pas mbylljes së studimeve. Studentët nga vitit i dytë deri në vitin e katërt do të punojnë tre vite pas diplomimit, ndërsa studentët e vitit të pestë dhe të gjashtë dy vite pas diplomimit. Ndërkohë që alternativa e dytë që u paraqitet studentëve që janë aktualisht në sistem, pra nëse nuk do duan që pas diplomimit të qëndrojnë për dy apo tre vite në Shqipëri, ata do të paguajnë koston e plotë të studimeve, 240 mijë lekë të reja.
Para se të merrnin garancinë nga rektori Arben Gjata, se do t’i mbështesë deri në daljen e një vendimi nga Gjykata Kushtetuese për ligjin që i detyron të punojnë me 5 vite në Shqipëri pas përfundimit të studimeve, studentët e Mjekësisë lanë shënime në derën e zyrës së rektorit, ku kërkonin dorëheqjen e këtij të fundit.
“Turp”, “Përgjigje”, ‘Dorëhiqu”, ishin disa nga fjalët e shkruara në murin dhe derën e zyrës së Arben Gjatës, të cilat duket se e kanë nxitur rektorin t’ju përgjigjet thirrjeve të studentëve, që prej 1 muaji kanë bojkotuar mësimin.
Nëse keni këllqe ikni dhe studioni andej nga doni të punoni. Ikni që t'u hapet vendi njerëzve që janë të dhënë si ndaj profesionit ashtu dhe ndaj detyrimeve që kanë ndaj shtetit përderisa Shqipëria ka nevojë për mjek. Ikni aman se na lodhët.
PërgjigjuE kujt i plasi pse shyne ne mesim,jane qelbesira studente kujt nuk i pelqejne keto regulla le te shkojne ne shkolla private.
PërgjigjuDo i presi Gjata që është në arrest për korrupsion????????????
Përgjigju