Është çelur në galerinë e Fakultetit të Arteve të Bukura ekspozita vjetore e studentëve të Tekstilit edhe Modës me diplomat opfashion. Ekspozita e kuruar nga pedagogia Najada Hamza ka në qendër artin optik, që përveçse ka në qendër provokimin, vjen edhe si një befasi e perceptim nxitës përgjigjesh. Artistja Hamza e cilëson këtë art, si jo objektiv, gjeometrik, iluziv, ambig, arsye edhe platformë kuratoriale për të krijuar së bashku me studentët diplomatë të bachelorit modë joobjektive, si një sfidë ndaj zakonit, normës, rebelimit edhe ndaj kufirit të asaj, që përbën “njohjen”.
“Udhëtim i bukur, eksperiencë e bukur, besoj situatë e shëndetshme edhe sfiduese në krahasim me atë që ne projektojmë në fillim të vitit. Tema e këtij viti ishte tema e iluzionit optik, është arti iluziv, arti i iluzionit. Shpeshherë edhe vet fashion është një iluzion. Ky projekt ka zgjatur gjatë gjithë vitit, nga skicat e para. Ky është një fashion avangardë, që lëviz, që shkakton iluzion, ashtu siç është vet industria e modës, që lëviz me një ritëm shumë të lartë . Kur mbarojnë bachelor-in janë të përgatitur për të qenë në tregun e punës, që është i limituar për ta. Unë besoj tek ata, sepse ata janë shpresa për të ndërtuar imazhin dhe fytyrën e modës shqiptare”, shprehet pedagogia Najada Hamza.
Moda e krijuar nga studentët e rinj ekspozohet në tre hapësira, për të treguar të gjithë rrugëtimin në një rend gati analfabetik, duke dëshmuar thellësinë e hulumtimin, informacionin dhe njohjen e studimit të detajuar të fenomenit.
“Është një emocion që nuk mund të përshkruhet dot me fjalë. Pa mbaruar vitet kjo ekspozitë për ne është shumë e madhe. Nga një fustan i thjesht, të bëje dhe një për pasarela. Shpresoj që të jem sa më lartë”, thotë studentja Adelina Muça.
Ekspozita do të vazhdojë të qëndrojë hapur në galerinë e Fakultetit të Arteve të Bukura Pamore.