Kosova & Rajoni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

25 Dhjetor, 17:25| Përditesimi: 25 Dhjetor, 17:38

  • Share

Mijëra studentë protestuan sërish në Beograd 5 ditë pas brumbullimit masiv në qendër të qytetit ku thuajse 30 mijë hodhën parulla kundër qeverisë së Aleksandër Vuçiç.

Arsyeja ishte e njëjtë edhe në protestën e organizuar këtë Krishtlindje, ngjarja në stacionin e trenit në Novi Sad, ku tavani i rindërtuar i tij u rrëzua duke vrarë 15 përsona, dhe që sipas studentëve dhe protestuesve shihet prej tyre si një rast korrupsioni shtetëror.

Ditën e Krishtlindjes, ata u ndalën përpara zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, ku rreth 1 mijë studentë lanë letra me shënimin “presim që të luftosh për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika dhe korrupsioni”. 

Protestuesit synojnë që të ushtrojnë presion tek institucionet për mbajtjen e përgjegjësive, ndërsa mesazhet e dhëna në protestën masvie të disa ditëve më parë shkonin për një largim të Aleksandër Vuçiç dhe mazhorancës së tij qeverisëse, nga pushteti.

Presidenti i Serbisë ka larguar përgjegjësitë nga vetja dhe është shprehur se institucionet duhet të gjejnë dhe të mbajnë përgjegjësitë përkatëse, ndërsa protestat i ka cilësuar si të nxitura politikisht nga opozita.  
 

K.M/E.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?