Kosova & Rajoni

Serbi/ Protesta masive nga studentët në Kragujevc, paralelisht Vuçiç mbledh qindra mijëra në Mitrovicë: Nënshkruhet 'Deklarata për Vojvodinën'

15 Shkurt, 20:35| Përditesimi: 15 Shkurt, 20:53

  • Share

Protesta masive zhvilluan sërish studentët nga Novi Sadi, Beogradi, Nishi, Çaçaku, Kraljeva dhe Novi Pazari në Kragujevc. Për 15 orë studentët bllokuan bulevardin kryesor, duke mbajtur pankarta me mesazhet "Mjaft", "Nuk duam revolucion, por evolucion", "Kryengritja është në Kragujevc", "Ne po shkojmë në Kragujevc për të shpëtuar botën, po japim gjithçka tani, do të fitojmë".

Përgjatë bulevardit u ngritën tenda ku qytetarët përgatitën ushqime dhe pije për protestuesit. Tubimi shoqërohet me shfaqje, manifestime të solidaritetit dhe mbështetjes sociale, duke përfshirë një pikë mjekësore, si dhe stenda për mbledhjen e parave për fëmijët me kancer dhe për sport.

Bllokada e bulevardit Lepenički, që nisi mëngjesin e së shtunës nuk pati incidente, ndërsa u vu re prani e madhe e policisë.

Paralelisht, president Aleksandar Vuçiç mblodhi qindra mijëra qytetarë në Mitrovicë, ku nënshkroi “Deklaratën për Vojvodinën”.

Në tekstin e Deklaratës së Popullit për Vojvodinën thuhet se Vojvodina është pjesë e pandashme e identitetit kombëtar politik, kushtetues dhe kulturor të Serbisë moderne dhe ashtu siç nuk ka Serbi pa Vojvodinën, po ashtu Vojvodina nuk mund të ekzistojë jashtë Serbisë. Ky hap u ndërmor në përgjigje të nismave të supozuara për t’i dhënë autonomi krahinës së Vojvodinës që ndodhet në veri të Serbisë.

Po ashtu, presidenti Vuçiç deklaroi se nuk do të ketë qeveri kalimtare dhe se më shuëm se 50% e ministrave do të jenë të rinj.

G.K/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?