Universiteti Politeknik i Tiranës

Studentët/ Qeveria ndryshon buxhetin me Akt Normativ, universiteteve 3 mln € shtesë

23 Dhjetor 2018, 07:14| Përditesimi: 23 Dhjetor 2018, 09:13

  • Share

Në fund të vitit Buxheti i Shtetit është korrigjuar për herë të dytë, për t’u lënë vend dy ndryshimeve të rëndësishme. Së pari, qeveria ka vendosur që të rritë fondet për arsimin universitar. Dhe, së dyti, janë rritur shumë edhe shpenzimet në favor të infrastrukturës rrugore.

Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të datës 19 dhjetor, qeveria ka miratuar një Akt Normativ, që ndryshon sërish shifrat e Buxhetit të Shtetit për vitin në vazhdim, pasi në korrik ishte bërë edhe një ndryshim i parë. Ajo që bie në sy është se, me përjashtim të Kryeministrisë dhe ministrisë së Kulturës, që njohin një rritje fondesh, dikasteret e tjera duhet të mjaftohen me më pak fonde sa sa u njihej me ligjin e miratuar nga Kuvendi në fund të vitit të kaluar për 2018-ën.

Akti Normativ ka fuqinë e ligjit dhe zbatohet si i tillë, por duhet të miratohet më pas nga Kuvendi në seancat e vitit të ardhshëm.

Të privilegjuarit   

Sipas Aktit Normativ, të ardhurat në total janë parashikuar në nivelin e 461.9 miliardë lekëve, në ulje prej 0.6 përqindësh nga parashikimi fillestar prej 464.7 miliardë lekësh. Në të njejtën masë parashikohet edhe ulja e shifrës së shpenzimeve buxhetore, që arrijnë në 494.2 miliardë lekë, nga 497.1 miliardë lekë, ndërkohë që deficiti buxhetor parashikohet të mbetet i pandryshuar me 32.4 miliardë lekë.

Nga dikasteret kryesore, Kryeministria merr përfudnimisht 1.1 miliardë lekë, nga 960 milionë të parashikuara në Ligjin për Buxhetin e Shtetit 2018, ndërkohë që 2.2 miliardë merr ministria e Kulturës, e cila parashikohej të financohej me 2 miliardë nga Buxheti.

Ndërkohë, Arsimi i Lartë do të njohë një rritje financimi duke filluar që nga ky vit. Pas protestave të studentëve dhe dialogut të kryeministrit Edi Rama me ta, nga 7.2 miliardë lekë të planifikuara, ky sektor do të financohet me 400 milionë lekë më shumë, ose 3 milionë euro shtesë, për të arritur në një fond në masën 7.6 miliardë lekë.

Por një rritje shumë më të lartë do të ketë sektori i infrastrukturës rrugore, ku janë në punim e sipër mjaft segmente nacionale. Nga 14 miliardë të planifikuara, shifra arrin në 23.7 miliardë, me një rritje prej 70 për qindësh.

“Të goditurit”

Ndërkohë, Presidenca e Republikës si institucion do të ketë një fond në masën 243.8 milionë lekë, nga 247.5 milionë të parashikuara; Kuvendi 1 miliard e 61 milionë lekë, nga 1.2 miliardë të planifikuara; Bujqësia 9.3 miliardë, nga 11 miliardë të planifikuara, etj.

Në ulje janë edhe buxhetet sektoriale të Mbrojtjes, ministrisë së Brendshme, Drejtësisë, Financave në përmasa të ndryshme.

Duket se, përveç të të ardhurave, që kanë qenë më të pakta nga parshikimi fillestar, në këtë mënyrë Akti Normativ i qeverisë në prag të fundvitit ka bërë edhe një rishpërndarje të fondeve në dispozicion, duke tërhequr fonde nga dikasteret e tjera në favor të Arsimit të Lartë, Rrugëve dhe vetë aparatit të Këshillit të Ministrave. 

Ndryshimet e parashikuara në Buxhetin e Shtetit 2018 me Aktin Normativ të datës 19 dhjetor 2018

Institucioni    Ligji fillestar Akti Normativ

Presidenca 247.5 milionë lekë   243.8 milionë lekë

Kuvendi    1.19 miliardë lekë   1.06 miliardë lekë

Kryeministria   960 milionë lekë     1.1 miliardë lekë

Bujqësia   11 miliardë     9.3 miliardë

Infrastruktura  47.6 miliardë   47.6 miliardë

Financa    60.9 miliardë   54.1 miliardë

Arsimi     38.4 miliardë   38.3 miliardë

Kultura    2 miliardë 2.2 miliardë

Shëndetësia     60.1 miliardë   59.1 miliardë

Drejtësia  10.5 miliardë   10.4 miliardë

Jashtme    3 miliardë 2.8 miliardë

Brendshme  21.1 miliardë   20.1 miliardë

Mbrojtja   19.8 miliardë   19.3 miliardë

Turizmi    2.3 miliardë    2.2 miliardë

Kërkesa e parë nga tetë të kërkuara nga studentët gjatë protestës së tyre ishte edhe rritja e buxhetit në 5% e GDB me qëllim mundësimin e përgjysmimit të tarifës së studimit për cdo nivel studimi, përmirësim e mësimdhënies dhe infrastrukturës (universitete dhe konvikte).

Për të mësuar të gjitha kërkesat e studentëve dhe propozimet e kryeministrit Rama (LEXO KËTU)

Komento

Komente

  • Ilo: 23/12/2018 14:58

    MOs se na vodhen leket tona te tera Monika,Dhori dhe Mynyr Koni

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?