Studentët nga Serbia janë zyrtarisht kandidatë për Çmimin Nobel për Paqe për vitin 2025, konfirmoi sot shkrimtari dhe dramaturgu Siniša Kovačević, një nga propozuesit e tyre për këtë çmim prestigjioz.
“Komiteti Nobel sapo ka dërguar konfirmimin se kandidatura e studentëve serbë për Çmimin Nobel për Paqe është pranuar”, shkroi Kovačević në rrjetin social X, duke shtuar se kandidatura është dorëzuar nga ai dhe avokatja Dijana Stojković.
Afati për nominimet për këtë çmim përfundon sot, dhe sipas Institutit Norvegjez Nobel në Oslo, çdo person që plotëson kriteret ka të drejtë të propozojë një kandidat.
Emrat e propozuesve dhe detajet e tjera mbi nominimet mbeten konfidenciale për 50 vjet. Çmimi Nobel për Paqe për vitin 2024 iu dha organizatës japoneze Nihon Hidankyo për përpjekjet e saj që armët bërthamore të mos përdoren më kurrë.
Vitin e kaluar, sipas Institutit Nobel u regjistruan 286 kandidatë për këtë çmim, nga të cilët 197 ishin individë dhe 89 organizata.
Numri më i lartë i nominimeve është shënuar në vitin 2016, kur u regjistruan 376 kandidatë.
Lajmi kryesor:
Studentët protestues serbë vazhdojnë marshin drejt Novi Sadit, të shtunën bllokohen urat mbi Danub
K.M/SI.E./ReportTv.al
