Ceremonia e diplomimit në Universitetin Teknik të Stambollit

Kronikë

Studentët shqiptarë të parët në Turqi, 10 ekselentë nga vendi jonë në Universitetin Teknik të Stambollit

27 Gusht 2020, 13:24| Përditesimi: 27 Gusht 2020, 13:28

  • Share

Sot është shpallur lista e të diplomuarve për bachelor të vitit akademik 2019-2020 për Universitetin Teknik të Stambollit. Për këtë vit akademik, në Universitetin Teknik të Stambollit 4 studentë dolën të parët.

Studentët bachelor të vitit akademik 2019-2020 të Universitetit Teknik të Stambollit që e mbyllën këtë vit me mesataren 3.99 janë Emiljo Mehillaj në degën Inxhinieri Elektronike dhe Informacioni, Bianka Pajo në degën Inxhinieri Ndërtimi, Sigela Muharremi dhe Alueda Kuka  në degën e Ekonomisë. Studentët e që u shpallën të dytët janë Arlind Billa në degën e Inxhinieri Elektronike dhe Informacioni dhe Xhoela Bame në degën Biologji Molekulare dhe Gjenetikë me mesatare 3,96. I treti i universitetit me mesatare 3,94 është Alket Çiku për Inxhinieri Ndërtimi.

Ka rënë shumë në sy që 8 studentët që kanë dalë të parët të jenë nga Shqipëria. Në vitin e kaluar akademik studentja që doli e para ishte Ida Gjergji me mesatare 4.0 (10.00 me sistemin shqiptar) e cila gjithashtu ishte shqiptare. Në të njëjtën kohë studentët e parë, të dytë dhe të tretë të degës së Inxhinierisë Elektronike dhe Informacioni janë në 10-shen e parë. 

Komento

Komente

  • Lui: 27/08/2020 16:13

    Ju lumte! Tani beni dhe ju si parardhesit tuaj qe kane ndertuar shtetet e tjera dhe na lane gjithe keta shekuj ne prapambetje. Shqiptaret ndertuan dhe mbajten Perandorine Osmane dhe me pas Turqine. Shqiptaret bene shtet Greqine dhe e ndertuan. Shqiptaret kontribuan neper republika italiane, si ne Venezia, Firence, Napoli dhe ne fund ndertuan edhe Italine. Ketu u la ne sketerre cdo gje.. Gjithesesi do e kuptoja nese do rrini andej e do punoni e jetoni andej. Por e paci harram buken qe hengret ketu nese nuk mendoni dhe kontribuoni nga andej. Qofte edhe sadopak!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?