Studentja me dhuratat ne duar

Kronikë

Studentët s'i ndahen Ramës, ja "dhurata" e Krishtlindjeve për kryeministrin

25 Dhjetor 2018, 14:09| Përditesimi: 25 Dhjetor 2018, 14:21

  • Share

Në ditën e festës së Krishtlindjeve, disa nga studentët protestues të cilët prej disa javësh kanë zhvilluar dhe kanë qenë në protesta,  i kanë bërë kryeministri Edi Rama një dhuratë simbolike.

Në një mënyre ironike, studentët kanë vendosur t’i dërgojnë  këtë të martë kryeministrit Edi Rama  një palë pantallona dhe Kushtetutën e Shqipërisë. Studentët i kanë pezulluar protestat në këtë fundvit, për t’i rinisur në janar të vitit të ardhshëm. Dhurata e tyre e Krishtlindjes, duket se është përshëndetja përmbyllëse për këtë vit ndaj kryeministrit.

Studentët e universitetit të Tiranës, kanë protestuar për më shumë se dy jave duke kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre të parashtruara në 8 pika kryesore ku kërkojnë përgjysmimin e tarifave studimore, kushteve të konvikteve, cilësisë së mësimdhënies, dhe reformimin e sistemit arsimor në universitete.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?