Rreth 19145 mijë studentë nisin për herë të parë universitetin. Ministrja e Arsimit mesazhin e urimit e ka përcjellë në rrjetet sociale. Po sot një grup studentësh protestuan përpara ministrisë së Arsimit dhe paralajmëruan tubime për disa kërkesa që studentët pretendojnë se nuk janë realizuar.
Për herë të parë këtë vit do të këtë një fazë të tretë regjistrimi të maturantëve për në universitet. Drejtori i Rrjetit Akademik Shqiptarë tha për Report Tv se faza e tretë do të përmbyllet me 31 tetor.
"Ishte një raund që u dha mundësi atyre që nuk ishin regjistruar në dy raundet e para, apo atyre që e kanë mbaruar maturën vitin e parë. I gjithë ky grup pritet që të regjistrohet brenda 12 ditëve të ardhshme".
Ndërkohë që disa prej studentëve u shprehën optimistë për fillimin e këtij viti të ri akademik. "Po mirë si dita e parë, ja avash avash. Deri tani kushtet mirë janë, po të shohim më vonë ndoshta përmirësohen, të shohim.
Kushtet janë shumë të mira, nuk e kisha menduar kështu, po mendojë se janë normale, shumë të mira.
Për mua dita e parë shkoi shumë mirë, ishte prezantimi i parë me mësuesit e gjuhës italiane, me pedagogët. Kishte pak trazira sot, por besoj se në ditët në vazhdim do rregullohen besoj" thanë disa prej studentëve.
Propagande gebelsiane.
Përgjigju