Ka 7 ditë me simpoma dhe asnjë tampon nuk i është bërë. Është ky denoncimi i studentit të mjekësisë Hergi Tabaku për rastin e të afërmes së tij që pretendon se është e prekur me COVID 19.
“Është në moshën 23-vjecare, si sot java, ditën e premte, para 7 ditësh ka pasur temperaturë, lodhje, temperaturë të lehtë prej 37-38. Ditën e shtunë pati një përkeqësim, temperatura shkoi deri në 39. Telefonoi 127 dhe shprehu simptomat që kishte, ato biseduan, e monitoruan dhe ofruan asistencën që ta merrnin vajzën në spital që t'i jepnin kurimin për temperaturën shumë të lartë, vajza nuk pranoi sepse pa që me anë të ibuprofenit mund të stabilizojë pak temperaturën. Pas dy ditësh i ati i saj shkoi tek mjeku i familjes, gjithashtu dhe unë vet duke qenë në fushën e mjekësisë, për të ndihmuar të afërmin tim është drita e tretë që vijë që vajza të ketë mundësi të bëjë tamponin sepse i ka të gjithë shenjat”, thotë Hergi.
Sipas aktit normativ nëse një person shfaq shenjat e covid duhet t’i bëhet tamponi pas 48 orësh, por kjo nuk po ndodh me 23-vjeçaren nga Tirana.
“Vajza është e vetëkarantinuar, normalisht ka një presion nga puna sepse është punonjëse në një media dhe i thonë që bëj tamponin që të justifikojmë qëndrimin në shtëpi. Mendoj se është shumë problem mungesa e tamponit sepse vajza ka predispozitë të humb punën, që është goxha problem. Problemi që shpreh unë me ngulm të madh është mungesa e tamponeve dhe grup seksioneve të terrenit”, shpjegon Hergi.
Ergi shprehet se nuk ka tamponë mjaftueshëm dhe testi është selektiv.
“Çfarë kam konstatuar vet si mjek i ardhshëm është mungesa e tamponeve. Mjekët epidemiolog janë shumë të gatshëm për të kryer tamponat por ka një mungesë të tyre në numër. Gjithashtu është dhe mënyra e seleksionimit që bëhet midis pacientëve. Duke pasur një numër shumë të kufizuar tamponësh i bie që personat në moshë madhore në moshë të tretë ta kryejnë atë dhe personat që janë në moshë më të re mos ta kryejnë atë. Me thanë që nuk kemi tampona, pritet që sot në orën 13:00 të mbërrijnë një numër i caktuar tamponësh, por gjithsesi nuk e dimë që te ky numër i caktuar tamponësh përfshihen të gjithë personat që janë në listë, bëhet thjesht kjo ndarja kemi grupmoshën e madhe dhe ja u bëjmë”, tregon ndër të tjera Hergi.
23-vjeçarja momentalisht është e vetëkarantinuar me temperaturë 37-38 e gjysmë, ka lodhje dhe i ka humbur shija, në pritje për t'i marrë tamponin.
Nuk bëhen tampona e analiza...ti si mjek i ardhshëm duhet të dish se nuk bëhen veprime të tilla, as në perendim. Ajo duhet të rrijë 14 ditë e vetëkarantinuar, të mos ja ngjisë të tjerëve e të marrë paracetamol. Kështu funksionon kudo. Sepse akoma nuk dihet shkaku për të luftuar pasojën.
PërgjigjuHajdjut
PërgjigjuPo cte duhet tamponi. Ajo i ka syptomat. Te rri ne shtepi sa te sherohet. Nese ka veshtiresi ne fymemarrje sa me shpejt ne spital te marre oksigjen qe te mos shkaterrohen organet e tjera nga ulja e oksigjenit ne gjak
Përgjigju