Dean Çelaj

Studenti shqiptar në listën e ‘Forbes’ për njerëzit më të suksesshëm nën moshën 30 vjeç

6 Maj 2022, 08:32| Përditesimi: 6 Maj 2022, 08:34

  • Share

Dean Çelaj është i riu nga Shqipëria i cili është renditur në listën e Forbes mes 30 njerëzve më të suksesshëm dhe me influencë ndërkombëtare nën 30 vjeç gjatë 2022-it.

Çelaj është themelues i platformës Akademi.al në vitin 2019 në një përpjekje për të përmirësuar sistemin arsimor në Shqipëri e cila gjatë 2020 rezultoi efektive gjatë pandemisë dhe mbylljes së shkollave.

Çelaj publikon në  platformën  e Akademi.al video, leksione të cila nxënësit dhe studentët mund ti ndjekin falas.

Çelaj nënshkroi kontrata me qeverinë shqiptare, kosovare dhe të Maqedonisë së Veriut që Akademi.al të bëhet platforma zyrtare e mësimit në distance në periudhën kur pandemia e Covid goditi botën për herë të parë në 2020-ën, shkruan Forbes.

Aktualisht Akademi.al ka 545,000 përdorues dhe 23,000 video edukative në gjuhën shqipe.

Gjithashtu Dean Çelaj është duke ndjekur masterin në Universitetin e Harvardit ku po punon në projekte të ndryshme në fushën e teknologjisë, bashkëpunëtor i platformave studimore me pedagogët e Harvardit.

Forbes është një revistë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Forbes është e njohur për prezantimin e listave të pasanikeve më të mëdhenj të botës.

Çfarë është lista Forbes ?

Lista “Forbes 30 under 30”,  është lista e 30 njerëzve me më shumë influencë nën moshën 30-vjeçare.

Revista prestigjioze Forbes është e njohur për listën e njerëzve më të pasur ne botë, e cila rendit miliarderët Elon Musk, Jeff Bezos, dhe të tjerë, si dhe publikon çdo vit listën e vizionarëve nën moshën 30 me potencialin me të madh për të rikrijuar biznese dhe që kanë pasur impakt në shoqëri.

Ketë vit janë zgjedhur 30 të rinj nga industri të ndryshme biznesi, sporti, kultura, dhe impakti social. Në listën e vitit 2022 ka emra të njohur si Kylian Mbappe, Jack Harlow, dhe biznesmenë të famshëm.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?