Studentja e infermierisë ngre shqetësime për Fakultetin: S’kemi materiale laboratorike! Flakonët, shiringat, dorezat e maskat i blejmë me paratë tona

5 Prill 2023, 15:44| Përditesimi: 5 Prill 2023, 15:52

  • Share

Në kohën kur vendi ynë ka nevojë gjithnjë e më tepër për bluza të bardha, infermierë e mjekë, studentë të degëve të shendetësisë janë të pakënaqur.

Borana Jaçaj, studentja e vitit të dytë të degës së infermierisë në një intervistë për Report Tv ndan me ne shqetesimet e saj studentore që lidhen kryesisht me praktikën në laboratorë.

“Na kërkohet të sjelllim vete baze materiale si flakon, age, shiringa, doreza, maska mbrojtese. I blejmë me paratë tona. Higjena e pakët. Po të hysh në tualete vjen erë e keqe. Po të hysh nëpër klasa i gjen të papastruara. Së dyti komunikimi është shumë i keq, ne si studentë s’mund të shkojmë tek sekretaria, dekanati, tek pedagogët tanë të flasim për shqetësimet tona, nuk mund të shkojmë dhe për të marr një vertetim se përbaallemi me përgjigjie të vrazhda e të pasjellshme”, tha Borana Jaçaj, studente infermierie.

Për Boranën dhe angazhimi i studentëve në kryerjen e praktikës në spital lë për të dëshiruar.

“Infermieret qe bejne praaktinen na bejne te ndihemi si barre. Ne jemi studente te zellshem qe duam te mesojme profesion. Na shpërfillin , na injorojnë.Pjesa e praktikave çalon shumë në fakultetin tone që jemi në shtet sepse kam pare sesi kryejnë në fakultetet tjera në privat Ne ikim me grupet e tjera dhe u ngjitemi pas atyre”, tha Borana Jaçaj.

Studentja kërkon të merren masa për zgjidhjen e këtyre problematikave dhe të shtohen orët laboratorike dhe ato të praktikes.

“Këtë vit kemi patur, s’kemi patur një javë.”

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vin: 06/04/2023 09:47

    po mire tju behet , vet blejini te gjitha se e keni ber shkollimin si formular aplikimi per ne Gjermani .le tjua paguaj gjermani shkollimin meqe doni te ikni andej.

    Përgjigju
  • Frroku: 05/04/2023 22:37

    Kjo goca e ka vendin ne burg. Ne leket skemi ku i cojme moj.5 miliard vetem bacja para kryeministrise, kjo thote i bleme vete. Cfare ben ai Spartani i SPAK more?

    Përgjigju
  • honi: 05/04/2023 21:57

    hajde shtet hajde...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?