Studentja italo- shqiptare rrëfen për Report Tv tentativën për përdhunim në Elbasan: Mbrapa pemëve, më kapi për fyti e më rrëzoi përtokë... (VD)

30 Tetor 2019, 19:19| Përditesimi: 30 Tetor 2019, 20:58

  • Share

ELBASAN- Dy ditë më parë një 36-vjeçar u vu në pranga pasi tentoi të përdhunojë një 22-vjeçare, sot e reja rrëfen për Report Tv të gjithë ngjarjen. Rovena Zekaj, 22-vjeç, prej vitesh ka jetuar në Itali është rikthyer në Shqipëri, konkretisht në Elbasan nëpërmjet programin të shkëmbimit të studentëve "Erasmus".

Ajo rrëfen se një natë kur po kthehej në shtëpi, tre persona në makinë "Golf" të bardhë e kanë ngacmuar fillimisht me fjalë të pista dhe e kanë kërcënuar. Nga frika, ajo tregon se ka memorizuar targën dhe e ka denoncuar në polici, por nuk pati asnjë reagim nga uniformat blu. Djemtë u rikthyen sërish më vonë, me një tjetër makinëdhe njëri prej tyre e ka ndalur dhe ka tentuar që ta përdhunojë. Sipas dëshmisë së Ronevës dhënë për gazetarin e Report Tv, Aldo Kozarja, ajo ka shpëtuar sepse në ato momente, për shkak të bërtiturave të saj, u ndez një dritë.

"Unë dola nga shpija dhe shkova te dyqani i cigareve. Erdhën disa djem me një "golf" i bardhë dhe filloi të më kërcënojë me fjalë të pista, mora targën e makinës dhe thirra policinë, por më pas ato ndërruan makinë. Kaluan disa orë dhe polica i ndali, por nuk veproi. Kam lindur në Shkodër, por kam jetuar në Itali. Faji nuk është i Shqipërisë, por i edukimit, se kjo gjë mund të më kishte ndodhur kudo. Por është faji i personave që nuk përdorin kokën. Kur po kthehesha në shpi, një nga djemtë kishte ikur nga makina, dhe unë për të mos u treguar se ku kisha shtëpinë, ndërrova rrugë. Sa kalova rrugën, mbrapa pemëve më kapi nga fyti dhe më rrëzoi përtokë, më hypi sipër dhe filloi të më prekte. Fati që kisha një 'body' dhe nuk mund të ma tërheqte. Ma shkyu, kur më zbërtheu pantallonat, u ndez një dritë, se po bërtisja fort dhe ai iku", tregon e reja për Report Tv. 

Rovena ka sqaruar se nuk është e vërtetë që ajo ka qenë duke darkuar me ta dhe që i kanë propozuar hotelin, teksa ka pasur edhe pakënaqësi për mosreagimin e Policisë Shqiptare, sipas së cili djali u arrestuar vetëm pasi njoftoi Ambasadën Italiane.

"Kam dëgjuar që thonë se kam qenë në darkë me to dhe më kanë propozuar hotelin. Jo nuk është e vërtetë. Nuk i njoh! Kam njoftuar ambasadën italiane dhe kjo ka ndihmuar në veprimin e policisë shqiptare. Pyetja që më ka bërë policia ishte "si ishe veshur". Është dramatike. Se shteti i mësojnë vajzave të mos përdhunohen dhe jo djemve që të mos përdhunojnë", u shpreh ajo. 

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Nena: 31/10/2019 08:55

    Qe te ka lind o Monster, esht Femer

    Përgjigju
  • Arbëri: 30/10/2019 20:37

    Një nummer njerzish duken si njerëz por në fakt jan bisha...!

    Përgjigju
  • fieraku: 30/10/2019 19:41

    o zemre po ca kerkon ne elbasan ti , se ke kuptuar akoma qe elbasanlinjte e heqin virgjerine kur e kalojn 30vjec .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?