Marinela

Studentja shqiptare në Britani i përgjigjet Braverman: Nuk jemi të gjithë kriminelë por ndonjëherë trajtohemi ashtu

11 Korrik 2023, 14:01| Përditesimi: 11 Korrik 2023, 14:07

  • Share

Një 27-vjeçare me origjinë shqiptare, që studion për drejtësi në Manchester, në Britani ka reaguar mbi deklaratën e ministres së brendshme britanike, e cila i cilësoi shqiptarët kriminelë.

Marinela, studentja 27-vjeçare i është përgjigjur ministres Braverman, duke i thënë se Shqiptarët nuk janë të gjithë kriminelë, ndonëse ndonjëherë të gjithë trajtohen ashtu.

“Edhe nëse thuhet nga Suella Braverman apo nga dikush tjetër, është e rëndësishme që të mos përgjithësohet një grup i tërë njerëzish nga veprimet e disa individëve. Pavarësisht se eksperienca ime në Angli ka qenë pozitive kam pasur komente aty-këtu dhe disa njerëz më paragjykojnë kur them se familja ime është shqiptare”, tha Marinela për median britanike.

Ajo është shprehur se ka takuar të rinj, 14 dhe 15-vjeçarë që kanë shkuar në Britani si viktima të premtimeve të bandave kriminale për një të ardhme më të mirë, por më vonë e kanë gjetur veten të bllokuar në skllavërinë moderne.

“Ka familje që luftojnë për një jetë më të mirë, duke kërkuar punësim dhe mundësi në Mbretërinë e Bashkuar pasi vendi i tyre ka mungesa”, tha ajo.

Sipas studentes shqiptare, emigrantët shëiptarë që synojnë Anglinë kalojnë një udhëtim të tmerrshëm, ku rrezikojnë edhe jetën për një mundësi e për një të ardhme më të mirë.

“Nuk jemi të gjithë kriminelë, por ndonjëherë trajtohemi të gjithë ashtu”, tha ajo.

Marinela fillimisht lëvizi nga Shqipëria në Kretë. Pasi përfundoi studimet në Kolegjin Amerikan të Greqisë në Athinë, ajo i vuri synim vetes që të bëhet avokate.

Marinela ka treguar se edhe në Greqi e ka pasur të vështirë që të rritej për shkak se kishte paragjykime, si pasojë e kombësisë së saj.

“Ishte shumë e vështirë të rriteshe në Greqi pasi njerëzit më shihnin ndryshe. Nuk do të ftohesha në ngjarje të ndryshme pasi isha shqiptare, diçka që ishte vërtetë shqetësuese", tha Marinela.

Ulesha në shtëpi dhe mendoja se pse këto më ndodhnin mua. E kam pasur këtë gjithë jetën time, në shkallë të ndryshme, madje edhe në Angli, dhe jam e sigurt se edhe shqiptarët e tjerë kanë përjetuar njësoj”, tha ajo.

Vitin e kaluar 12 mijë emigrantë shqiptarë arritën në Mbretërinë e Bashkuar me anije të vogla, më shumë se nga çdo vend tjetër shkruan Manchester Evening Neës.

Qindra prej tyre vitet e fundit janë kthyer mbrapsht pas një marrëveshje me Shqipërinë. Por Marinela, e cila shkoni në Mbretërinë e Bashkuar në të 20-tat thotë se shumica e shqiptarëve janë punëtorë dhe kontribuojnë pozitivisht në shoqëri.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?