Një studente ka treguar arsyen se përse janë ngujuar në universitete.
“Unë dhe studentët e tjerë, rrimë në fakultet sepse nuk iu besojmë. Pse t’ju besojmë kur keni vite që e kemi premtuar Kartën e Studentit dhe nuk e kemi bërë?”
Për t’i kthyer përgjigje doli kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili u tregua i gatshëm që Bashkia të marrë kompetencat e nxjerrjes së Kartave të Studentit.
“Ka vetëm një gjë: të dish ku është sensi i masës. Është luks protesta juaj, kur protestoja unë me “Mjaft-in” ishte luks të flisja me kryeministrin. Po punojmë në kohë rekord dhe po rikonstruktojmë konviktet. Karta e Studentit është kërkesë e kurdoherëshme. Në momentin që unë u bëra kryetar bashkie, kompetenca i kaloi universiteteve. Mos e dysho aftësinë timë për të prodhuar karta. Në momentin që universitet kërkojnë ndihmë nga Bashkia, e bëjmë me shumë lehtësi,”- tha Veliaj.
Lajmi kryesor: