Pas diskutimeve, që u bënë gjatë vitit 2017 mbi prodhimet kinematografike të ish-Kinostudios “Shqipëria e re”, Erblin Vukaj boton studimin “Filmat e komunizmit propagandë apo pasuri kombëtare?!”. Autori sjell intervista me kineastë, analizon të drejtat e autorit të filmave, mënyrën e transmetimit të tyre në televizione, duke shtruar edhe shembujt konkretë, se si vende të tjera ish-komuniste kanë operuar.
“Në fakt studimin e kemi parë si një lloj përmbledhje të asaj, që u bë në vitin 2017. Kemi ndalur tek të gjithë zërat, pro edhe kundër rishikimit të mënyrës së filmave të ish- Kinostudios “Shqipëria e re”, po dhe i kemi shtuar këndvështrimin e kuadrit ligjor, që e mundëson transmetimin, debatit që ka qenë që prej viteve ‘90, për mënyrën se si do të menaxhohej pasuria e ish- Kinostudios, edhe në një farë mënyre se si mund të lejohej edhe transmetimi. Kemi sjell në vëmendje dhe problematikën që shfaq mënyra e transmetimit, pa një kontekst për propagandën apo një lloj filtri përzgjedhës të filmave apo të gjithë asaj prodhimtarie, krahas kësaj dhe një lloj rekomandimi se kush mund të ishte zgjidhja për situatën”, shprehet Vukaj.
Nuk mungon as një listë e përpiluar nga ish-drejtori i Arkivit të Ministrisë së Brendshme, Kastriot Dervishi me 82 filma, të cilët edhe pse sipas tij, janë problematikë vazhdojnë të shfaqen ende në ekran.
“Problematik janë “Ngadhënjim mbi vdekjen”, që niset nga një ngjarje e trilluar edhe krijon kontekst krejt tjetër për mënyrën se si ishte realisht Lufta e Dytë Botërore. Filmi “Debatik”i jep më tjetër kontest luftës, sikur në atë kohë kishin shumë rol të fortë fëmijët. Nëse e shohim në prizmin se si realisht Kinostudio e shihte luftën, mund të vijmë tek aforizmi se “Luftën e vërtetë e ka kryer Kinostudio edhe jo partizanët”. “Gëzhoja e vjetër” ka 100 për qind trajtën ideologjike të asaj periudhë, që vë në qendër të vëmendjes rolin e ish-Sigurimit”.
Propozimet që Vukaj shtron janë të ndryshme, referuar eksperiencave të vendeve të ndryshme ish- komuniste, kontekstualizimit të filmave me titra, ku të shënohet se prodhimi kinematografik është realizuar i ndikuar nga realiteti ideologjik i regjimit komunist
“Propozimet janë të gjithanshme, por kjo varet edhe nga vullneti apo fondet, që do të jenë në dispozicion. Vendosja e një strishe mund të kishte një kosto për prodhimin,. por mund ta vinte në pararojë audiencën. Tjetër propozim mund të ishte krijimi i një liste. Në këtë studim ne kemi listuar rreth 82 filma, që i kemi analizuar si problematik, qoftë nga përmbajtja historike edhe denigruese në raport më këto klasa. Në studimin tonë ne kemi përmbledh dhe këndvështrime, që kanë ndjekur vende të caktuara të ish- kampit sovjetik. Ndryshe nga Shqipëria vende, si Estonia, Letonia, që ishin në kampin Sovjetik e trajtuan kinematografinë e diktaturës, si një kinematografi që vinte nga Bashkimi Sovjetik, nga Rusia. E kishin më të thjeshtë që ta ndanin se kjo ishte një vijë, që në një farë mënyre e kishin pushtuar vendin edhe e kishin më të thjeshtë debatin. Në Rumani u vendos të mos transmetoheshin më këta filma. Ukraina është e vetmja që e ka sanksionuar në ligj mostransmetimin e tyre. Ne këto nuk është se ia këshillojmë Shqipërisë, sepse nuk ka ende një ligj për dekomunistizimin në vetvete, por një nisje drejt këtij procesi do të ishte mirë për shqiptarët”.
Erblin Vukaj përfundon se nëse do të ekzistojë dëshira e mirë e regjisorëve që të bashkëpunojnë në këtë proces, filmave do t’u jepej vlera e tyre reale.
Kastriot Dervishi mund te kete nje opinion per filmat por nuk mund t'jua impononoje te gjitheve.Le ta bejne si ketu ne U.S.A.kur shkruajne disa artikuj specifike ose transmetojne ndonje emission te vecante shenojne ne fillim :ky artikull nuk perfaqeson opinionin e te gjithe stafit tone ,kurse filmat kane germa qe simbolizojne temen e tyre.Pra filmat ,artikujt nuk censurohen.E sa per te marre shembull ish-republikat,apo vendet lindore,nuk duhen harruar dy gjera:1)shumica kane qene pushtuar direct nga BS dhe kane nje urrejtje patologjike ndaj BS dhe ideologjise se tij,ndryshe nga ne qe rame viktima me pasoja te renda te thjesht ideologjise se tij 2)Keto vende edhe pa rene nen hijen e BS nuk kane patur nje tradite demokratike ne vetvete, se ose kane qene nen monarki vendase,ose kane qene pjese perandorish me sundues Akoma dhe me autokrate.Pra kjo mungese e mendimit demokratik dhe tolerances reflektohet Akoma dhe sot ne fusha te ndryshme dhe nje prej tyre eshte qendrimi ndaj filmave.Mendoj se menyra amerikane si trajtohen filmat eshte me e mira.Le te mos harrojme qe dhe vete amerikanet per disa dekada I censuruan filmat duke filluar qe nga 1934 ,por tani kjo konsiderohet nje gabim I madh,shume filma qe u jane hequr pjese,po behet perpjekje te restaurohen dhe filmat e para 1934 quhen tani PRE CODE FILMS.Ju lutem, ruajini dhe transmetohini filmat tane pa censure,te mire apo te keqij ,asnje nuk duhet te vendose per ta, vec kohes.Ata jane pasuri kombetare ,pjese e histories tone packa se ka plot raste te shtemberuar
PërgjigjuNga na doli ekspert politik dhe kritik arti Karstriot Kokemishi? Te hiqet filmi "Beni ecen vet" dhe te transmetohet filmi "Farmakon", apo te atij tipit nga elbasani qe ben filma me celular. Karstrioti dhe te tjeret si ai duhet te bejne paqe me veten dhe te pranojne faktin qe ai sistem i q"""" ne by"t dhe karstriotit renkinte nga kenaqesia e nuk bebte ze ne ate kohe
PërgjigjuNuk mund te hidhet poshte nje art qe ne kushtet e atehereshme,eshte shume me i arire se pseudofilmat e sotem qe jane pothuajse pa vlera,ne LUAJTJE dhe permbajtje.Nuk vendos nje fare pseudo kritiku te detyroje njerezit se cfare te shohin ,apo jo.Per me teper ajo eshte nje pjese jete e kombit tone qe nuk mund te fshihet nga memorja SEPSE ESHTE HISTORI.Per ne teper te deformohet....duke i servirur nje brezi te ri dicka te genjeshtert .TE HEQIM TE KEQIJAT,QE NUK I VENDOS DOT NJE NJERI DHE TE VLERESOJME TE MIREN DUKE TREGUAR VLERAT DHE KULTUREN QE MUND TE KEMI SI POPULL.