Bota

Studim: Një dozë e vaksinës së Pfizer-it ose AstraZeneca-s ofron 65% mbrojtje

23 Prill 2021, 12:39| Përditesimi: 23 Prill 2021, 12:41

  • Share

Vetëm një dozë e vaksinës së kompanisë “AstraZeneca” ose “Pfizer” e pakëson rrezikun për infektim me koronavirus për gati dy të tretat dhe i mbron të moshuarit e personat e ndjeshëm aq sa të rinjtë dhe njerëzit e shëndoshë, është ky rezultati i një studimi në Mbretërinë e Bashkuar.

Rezultatet nga studimi i Universitetit të Oksfordit dhe Zyrës për Statistika Kombëtare janë shtytje e mëtejshme për programin e vaksinimit dhe janë të parat që e tregojnë ndikimin në infektimet e reja dhe reagimin imunitar në një grup të madh të personave të rritur.

Duke e ulur shkallën e infeksionit, vaksinat jo vetëm që do t’i parandalojnë shtrimet në spitale dhe vdekjet por gjithashtu do të ndihmojnë në shkëputjen e zinxhirëve të transmisionit dhe do ta pakësojnë rrezikun nga përhapja e re e virusit në kohën kur Britania po i lehtëson masat kufizuese, shkruan The Guardian.

Ekspertët i analizuan rezultatet e testimit për Covid-19 nga më shumë se 350 mijë njerëz në Britani nga dhjetori i vitit të kaluar deri në prill të këtij viti. Ata zbuluan se 21 ditë pas marrjes së dozës së parë, infeksionet e reja ranë për 65 për qind.

Vaksinat ishin më efektive kundër rasteve me simptoma sesa rasteve asimptomatike, duke e ulur shkallën e infeksionit për 72 për qind tek të parat dhe 57 për qind tek të fundit në krahasim me popullsinë që nuk ishte vaksinuar.

Doza e dytë e vaksinës së kompanisë “Pfizer” e shtonte mbrojtjen edhe më shumë nga virusi, duke bërë që rastet me simptoma të shënojnë rënie për 90 për qind dhe rastet pa simptoma për 70 për qind.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?