Studimet në Akademinë e Forcave të Armatosura/ Pedagogu: Kurrikula sipas West Point në SHBA! Kemi njësi ushtarake të sigurisë kibernetike

24 Shtator, 20:22| Përditesimi: 24 Shtator, 20:30

  • Share

Regjistrimet për programet master në Akademinë e Forcave të Armatosura janë ende të hapura. Pedagogu i kësaj akademia Gentan Hoxhalli solli më detaje në ‘Studio Live’ se çfarë përparësish sjelle për një student ndjekja e studimeve në këtë akademi.

Për Arbër Hitajn, pedagogu u shpreh se kuotat janë të limituara, teksa tarifat janë konkurruese.

'Është i njëjti kriter për një student bachelor që të regjistrohen në studimet e Forcave të Armatosura. Edhe tarifat janë konkurruese në treg dhe të përshtatshme si të gjitha universitetet publike. Nuk ka asnjë lloj ndryshimi në koston e çdo studenti në këtë cikël studimi. Por kemi kuota të limituara. Nuk mund të kemi të gjithë mundësinë dhe kapacitetin e studentëve që duan të regjistrohen. Prandaj është fati dhe shansi jonë të bëjmë thirrje studentëve që kanë bachelor apo që janë drejt përfundimit, të regjistrohen në forcat e armatosura, qoftë në masterin profesional, qoftë në masterin shkencor.'

Më tej, Hoxhalli shton se akademia ndjek kurrikulën e akademisë së West Point në Shtetet e Bashkuara.

'Mund të ketë dhe stepje. Akademia në kontekstin është krijuar sipas kurrikulës së akademisë West Point në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Edhe programet e studimit master janë riformatuar sipas kësaj lloj qasje dhe sipas kësaj direktive për të qenë pranë programeve moderne. Ne kemi një njësi ushtarake të sigurisë kibernetike. Sturukturë e re novatore e ngritur së fundmi. Trupa akademike që lektorojnë janë certifikuar në sigurinë kibernetike. Janë kompetentë për të dhënë leksione dhe kompetentë për të qenë të aftë në tregun e punës dhe ekspertë.'

Së fundmi Hoxhalli theksoi edhe rëndësinë e inteligjencës artificiale dhe se si është ndërlidhur në këto programe studimi.

'Inteligjenca Artificiale ka prej disa vitesh apo dekadash që ka qenë aktive në vende të tjera. Dy tre vitet e fundit është futur në tregun tonë. Tani po flitet masivisht në media apo portali. Shqipëria është akoma e brishtë, nuk është e përgatitur në burimet njerëzore. Pikërisht këtu janë ato gurët e vegjël që duam të ndërtojmë themelin për ekspertët më të mirë në tregun e punës. Na ngelet një detyrë themelore, duke pasur mungesë ekspertësh të mirëfilltë në inteligjencën artificiale. Hovi që po merr, bën që ne të ndërtojmë të fillojmë gurin e parë të themelit për ekspertet ë ardhshëm të inteligjencës artificiale dhe studentëve t’iu japim module të përmirësojnë njohuritë e tyre në Inteligjencën Artificiale.'

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?