Pothuajse një në pesë persona të infektuar me Covid-19 diagnostikohen me çrregullime psikiatrike si, ankthi, depresioni ose pagjumësia brenda tre muajsh nga momenti i kontraktimit të virusit. Kështu thotë një studim i fundit, i cili sugjeron që të veprohet në mënyrë që të ulet numri i njerëzve që vuajnë nga probleme të shëndetit mendor.
Analiza, e kryer nga studiuesit nga Universiteti i Oksfordit dhe NIHR- Qendra e Kërkimit Biomjekësor Shëndetësor në Oksford gjithashtu zbuloi se njerëzit me një diagnozë paraekzistuese të shëndetit mendor kanë 65% më shumë rrezik të infektohen me Covid-19 dhe t’u rëndohet gjendja, në krahasim me të tjerët, duke llogaritur faktorët e njohur të rrezikut si mosha, seksi, raca dhe kushtet themelore fizike, informon dritare.net
“Ky zbulim ishte i papritur dhe ka nevojë për hetim. Ndërkohë, pasja e një çrregullimi psikiatrik duhet të shtohet në listën e faktorëve të rrezikut për Covid-19.”-tha Dr.Max Taquet, një nga autorët e studimit.