Temperatura të larta këto ditë në Gjermani, por edhe vitin e kaluar nxehtësia theu një rekord, duke bërë të regjistrohet vera më e nxehtë që nga fillimi i regjistrimeve. Një studim i "Barcelona Institute for Global Health" ka llogaritur, se në Europë vitin e kaluar ka pasur 47.000 të vdekur nga pasojat e temperaturave të larta.
Sidomos e prekur është Greqia (393 raste vdekjeje nga nxehtësia për 1 milionë banorë) dhe vendet e jugut europian, Bullgaria (229), Italia (209, Spanja (175) etj. Sipas të dhënave, gratë vdesin më shpesh nga pasojat e nxehtësisë se burrat. Por autorët e studimit të publikuar në revistën shkencore, "Nature Medicine" thonë, se ndërkohë ka filluar edhe një adaptim i njerëzve në jug ndaj nxehtësisë.
"Rezultatet tona thonë, se në këtë shekull ka pasur më shumë procese adaptimi në shoqëri ndaj temperaturave të larta se më parë" gjë që i ka ulur ndjeshëm problemet dhe vdekshmërinë nga vapa, sipas studiueses nga Barcelona, Elisa Gallo. Ky ekip vlerësoi të dhënat e Eurostatit të 96 milionë rasteve të vdekjes për të vlerësuar vdekshmërinë në 823 rajone në 35 vende europiane./DW