Shumica e pacientëve me COVID 19 paraqiten me simptoma dhe shenja tipike të frymëmarrjes. Po sipas studimit të 'The American Journal of Gastroenterology', diarreja është një nga simptomat e hershme të koronaviursit.
Simptomat tretëse janë të zakonshme në COVID 19 dhe ankesa kryesore në pothuajse gjysmën e pacientëve që paraqiten në spital. Sipas një studimi të ri përvoja e hershme me shpërthimin në Wuhan zbuloi se shumë pacientë përjetuan simptoma tretëse si ankesa kryesore e tyre.
"Kjo mund të çojë në diagnozën e hershme të COVID-19, e cila mund të çojë në trajtim të hershëm dhe karantinë më të shpejtë për të minimizuar transmetimin."
Kërkuesit kanë zbuluare se thuajse gjysma, 48.5% e 204 pacientëve që janë analizuar në studim janë shprehur se shenja e tyre e parë ishte probleme me tretjen, si diarreja, të vjella, dhe dhimbje abdominale. Një numër më i vogël i këtyre rasteve, 7%, raportuan edhe probleme respiratore, që është edhe një nga simptomat më të zakonshme të lidhura me virusin.
Pacientët pa simptoma të problemeve në tretje rreth 60 % e tyre kanë më shumë të ngjarë të shërohen dhe sesa pacientët me simptoma të tretjes ku vetëm 34.3% e tyre janë shëruar nga koronavirusi.