Studimi amerikan: Koronavirusi mund të qëndrojë në ajër për 8-14 minuta

15 Maj 2020, 10:09| Përditesimi: 15 Maj 2020, 10:12

  • Share

Spërklat që lëshohen nga të infektuarit me Covid-19 mund të qëndrojnë në ajër për disa minuta. Kjo mund shkaktojë infektime të reja sipas kërkuesve, - shkruan abc7

Sipas një studimi të fundit të kryer nga Instituti Kombëtar i Shëndetit dhe Universiteti i Pensilvanisë u gjet se të folurit me zë të lartë për një minutë në një hapësirë të mbyllur mund të gjenerojë deri në 1 000 spërkla, të cilat përmbajnë edhe mbetje të Covid-19.

Këto spërkla mund të qëndrojnë në ajër nga 8 deri në 14 minuta, thuhej në studimin e publikuar në gazetën PNAS.

Sipas kërkimeve kjo mund të mjaftojë që të krijojë infeksion të ri tek një person që i thith këto spërkla.

Për të kryer eksperimentin, kërkuesit përdorën një person, i cili duhet të përsëriste frazën “qëndroni të shëndetshëm”, në një mjedis të mbyllur.

Ata përdorën një lazer për të vrojtuar se çfarë ndodh me spërklat pasi dalin nga goja.

Spërklat e mëdha zvogëlohen dhe përpara se të avullojnë qëndrojnë në ajër.

Sipas shkencëtarëve, këto spërkla në jetën reale mund të thithen nga njerëz dhe kjo mund të shkaktojë infektime të reja me koronavirus.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po japin rezultat protestat e PD-së?