Foto ilustruese

Bota

Studimi britanik, pas marrjes së dozës së parë të vaksinës Pfizer dhe AstraZeneca, ulet me 62% rreziku i infektimit me COVID-19

29 Mars 2021, 10:23| Përditesimi: 29 Mars 2021, 10:26

  • Share

BRITANI E MADHE- Një studim i financuar nga qeveria britanike për banorët e shtëpive të përkujdesit të të moshuarve, ka zbuluar se risku i infektimit me COVID-19, me simptoma ose jo, ka rënë me 62%, 5 javë pas marrjes së dozës së parë të vaksinës AstraZeneca ose Pfizer.

Në studim janë përfshirë 10 mijë e 400 banorë të shtëpive të përkujdesit të të moshuarve midis dhjetorit dhe marsit, duke bërë krahasimin e numrit të personave që janë infektuara para dhe pas vaksinimit.

Ajo çka u zbulua është se Pfizer dhe AstraZeneca ulën rrezikun me rreth 56% në 28-34 ditë, dhe 62% në 35-48 ditë pas dozës së parë.

Sipas këtij studimi, personat të cilët infektohen pas marrjes së dozës së parë të vaksinës, kanë më pak mundësi të transmetojnë virusin tek të tjerët.

Në provat e bëra, të dyja vaksinat rezultuan efektive në uljen e rrezikut të infektimit me COVID-19 edhe pas dozës së parë.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?