foto ilustruese

Tirana

Studimi/ Çdo vit lëshohen 330 000 ton mikroplastika në mjedis

5 Shtator 2018, 18:11| Përditesimi: 5 Shtator 2018, 18:17

  • Share

Rreth 330 000 ton mikroplastika lëshohen në mjedis çdo vit, sipas një studimi të publikuar dje nga organizata Gjermane e kërkimeve, “Fraunhofer Society”.

"Prodhuesi më i madh i mikroplastikave, pjesë të vogla plastike që nuk riciklohen për shumë vite dhe dëmtojnë organizmat që i thithin, është industria e gomave”, thuhet në këtë studim.

Mikroplastikat lëshohen në mjedis nga veshjet dhe grimcat e gomave të automjeteve, aeroplanëve, fadromave, motoçikletave.

"Ndotës të tjerë të mëdhenj, kur flitet për mikroplastikat, janë impiantet e trajtimit të ujërave të zeza dhe zonat e ndërtimit”, sipas këtij studimi.

Mund të supozojmë se mikroplastikat tashmë ekzistojnë në të gjitha mjediset.

Leandra Hamann, një prej bashkëautoreve të studimit 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?