SARS-CoV-2 do të bëhet një virus sezonal si gjithë koronavirusët e tjerë, por vetëm kur të arrihet imuniteti i tufës.
Kjo u deklarua nga Hassan Zaraket i Universitetit Amerikan të Bejrutit në revistën ‘Frontiers in Public Health’, deklarim I bazuar në krahasimin midis të dhënave që lidhen me viruset e tjerë sezonal dhe njohurive më të fundit të disponueshme për SARS-CoV-2 .
Ekspertët libanezë shpjegojnë se Covid-19 ka ende një indeks transmetimi tepër të lartë (i lidhur me faktin se deri më sot vetëm një pjesë e vogël e popullatës ka zhvilluar antitrupa), dhe derisa ky indeks të bjerë, virusi do të vazhdojë të qarkullojë çdo vit me shumë efikasitet.
"SARS-CoV-2 ka ardhur këtu për të qëndruar dhe do të vazhdojë të shkaktojë valë të reja gjatë gjithë vitit derisa të arrihet imuniteti i tufës", shpjegoi Zaraket.
Por imuniteti kolektiv i shpresuar nuk do të vijë shpejt dhe ne mund të duhet të durojmë valë të shumta të COVID-19.
Kjo do të thotë se ne do të duhet të mësojmë të jetojmë me të dhe të vazhdojmë të praktikojmë masat më të mira parandaluese, nga përdorimi i maskës, deri te distancimi fizik, nga higjiena e duarve deri te shmangia e grumbullimeve" – theksoi ai.