Studimi grek: E-cigs dhe duhani me ngrohje janë alternativa aleate

3 Shtator 2020, 13:00| Përditesimi: 3 Shtator 2020, 16:02

  • Share

Alternativat e reja të duhanpirjes kanë revolucionarizuar mënyrën se si duhanpirësit marrin nikotinë, por cilat janë ndryshimet mes cigareve elektronike, duhanit me ngrohje dhe cigareve tradicionale? Një studim i realizuar nga Dr. Konstantinos Farsalinos, Onassis Cardiac Surgery Center, shqyrton saktësisht këtë çështje: cila prej tyre i ekspozon përdoruesit më shumë ndaj formaldehyde dhe acetaldehyde?

Dr Farsalino së bashku me një grup studiuesish morën nën vëzhgim njëkohësisht, një cigare (Marlboro Red), një cigare elektronike (me kapsulë me nikotinë të lëngshme) si dhe IQOS pajisja që ngroh duhanin, dhe studiuan kimikatet e lëshuara nga secila. Studiuesit u përqendruan posaçërisht në komponimet karbonil, si formaldehidi, acetaldehidi, acrolein, propionaldehid dhe krotonaldehyde.

Karbonilët janë një klasë e madhe e kimikateve të dëmshme që gjenden në tymin e cigareve. Marrja e këtyre komponimeve në nivel të lartë, përmes tymit të cigares nuk është e mirë për shëndetin, ndaj duhen studiuar alternativat e duhanpirjes për të parë përqendrimin tek to. Më tej në studim bëhet dhe krahasimi mes alternativave.

A janë pajisjet që ngrohin duhanin më të sigurta se cigaret tradicionale?

Ngrohja e duhanit duke shmangur djegien është teknologjia më e re. Studimi tregoi se nivelet e formaldehidit në aerosolin e çliruar nga IQOS ishin 92% më të ulëta, për nivelet e acetaldehidit ishin 85% më të ulëta, për akrolein ato ishin 91% më të ulëta, për propionaldehidin ato ishin 89% më të ulëta dhe për kronotaldehidin ato ishin 95% më të ulëta. Në përgjithësi, përdorimi i pajisjeve që ngrohin duhanin pa e djegur atë, në vend të pirjes së duhanit do të zvogëlonte ekspozimin ndaj karbonilit me 85 në 95%.

Kjo paraqet një ulje masive në krahasim me pirjen e duhanit. Ky është një lajm i shkëlqyeshëm për duhanpirësit në të gjithë botën të cilët ja kanë dalë të bëjë kalimin në përdorimin e pajisjeve të duhanit me ngrohje si IQOS .

Studiuesit gjithashtu vëzhguan dhe për thithjet teke për secili, ku rezultoi se për IOQS ato mbetën tre deri në katër herë më të ulëta se nivelet përkatëse në cigaret tradicionale.

Po për sa i cigareve elektronike?

Nën vëzhgim u mbajtën dhe cigaret elektronike, për të parë nivelin e karbonikeve të lëshuar nga avullimi dhe rezultoi se zvogëlimi i ekspozimit të karbonikeve nga avullimi pëson një ulje masive midis 97 në mbi 99%.

Të gjithë pajtohen në faktin që reduktimi I riskut në konsumimin e nikotinës është një gjë e mirë. Ne duhet të përkrahim këdo që dëshiron ta bëjë këtë, pavarësisht mënyrës. Studimi nga Dr. Farsalinos dhe kolegët e tij ofroi një krahasim të dobishëm kur bëhet fjalë për komponimet karbonile. Cigaret elektronike dhe pajisjet e duhanit me ngrohje shpesh konsiderohen si alternativa konkurrente, por ata janë në të vërtetë janë dy alternativa që synojnë të arrijnë të njëjtën gjë. Atë që të gjithë dëshirojnë: më pak njerëz që preken nga sëmundjet që lidhen me duhanpirjen.

Komento

Komente

  • LOL: 03/09/2020 16:12

    sesht serioz

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?