CIES, observatori i statistikave të futbollit, ka bërë llogaritjet për rezultatet finale të ligave më të fortë në kontinentin e vjetër ku ndër të tjera bie në sy se Juventusi është skuadra që e pret një sezon tëjetë të vështirë.
Sipas CIES Juventusi do ta mbyllë kampionatin në vendin e gjashtë pas Atalantës. Seria A do të fitohet edhe këtë herë nga Interi, ndërsa zikaltërit do t’i ndjekin me radhë Napoli, Milan dhe Roma. Në këtë renditje janë llogaritur rezultatet e sezonit të kaluar, plus shifrat e këtyre katër javëve të para, eksperienca e lojtarëve të secilës skuadër dhe investimet e bëra në këtë merkato.
Në kampionatet e tjera në Europa llogaritet që Premier League ta fitojë sërish Manchester City, që do të pasohet nga United i Cristiano Ronaldos. Në Bundesligë për Bajernin do të jetë një lojë fëmijësh që të triumfojë, përpara Volfsburgut, Dortmundit e Leverkusenit. Në Francë titulli do të jetë i Mesit me shokë, ndërsa në Spanjë kampion do të jetë Reali i Madridit, ndërkohë që zona Champions do të kompletohet nga Atletiko, Barcelona dhe Sevija.