Studimi i ‘PISA 2022’ për rezultatet e dobëta të nxënësve, gishti drejtohet nga mësuesit! Ekspertja: Janë pa nivel! Janaqi: Duhet rishikim kurrikulash

6 Dhjetor 2023, 16:50| Përditesimi: 6 Dhjetor 2023, 17:03

  • Share

Rënien drastike e nivelit të nxënësve në Raportin “Pisa 2022”, ekspertët ia atribuojnë ndër të tjera mungesës së trajnimit të mësuesve dhe nivelit të tyre. Në emisionin “Përballje” në Report Tv, ekspertja Valbona Nathanaili e drejton gishtin edhe nga drejtorët e shkollave, që sipas saj funksionojnë thjesht si administratorë.

“Niveli i mësuesve i dobët, duhet trajnim. Problem drejtorët s’mbajnë përgjegjësi, thjesht si administratorë.’- tha Valbona Nathanaili.

Gerti Janaqi, drejtor i Agjencisë së Cilësisë së Arsimit Parauniversitar foli për nevojën e rishikimit të kurrikulave, por ekspertja Nathanaili shprehet se programi mësimor është i mirë, por nuk zbatohet.

“Trajnimi, kurrikulat, i kanë në program po mësuesit nuk e zbatojnë”- tha Nathanaili.

Një tjetër shqetësim që ngre ekspertja lidhet me ndryshimin e sistemit arsimor, nga 8-vjeçar në 9 vjeçar, ndërsa Janaqi thotë se një projekt pilot që mbulon mangësitë e nxënësve do të përhapet në të gjithë vendin.

“Sistemi 8-vjecar kaloi në 9-vjeçar, marrin njohuri nga mësues që s’i kanë aftësitë si mësuesit e gjimnazit”.- u shpreh Nathanaili.

“Projekt pilot 86 shkolla, ku  mësuesit do të bëjnë orë shtesë për të plotësuar mangësitë e nxënësve dhe do të paguhen për këto orë shtesë. Projekti do të shtrihet në të gjithë vendin.”- u shpreh Janaqi.

Shqipëria është pjesë e studimit PISA prej vitit 2009, ndërsa në studimin e fundit kanë marrë pjesë 1 mijë nxënës. Vetëm 0,8 për qind e tyre u vlerësuan me pikët maksimale, ndërsa pjesa tjetër kanë shfaqur mangësi të theksuara në matematikë, lexim e shkenca.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vera: 06/12/2023 19:46

    Arsimi sot eshte ne nivele skandaloze.Znj.Kushi vuri drejtues dhe ndoqi politika qe e renuan arsimin.Mesuesit e talentuar nuk i shperfillin dhe drejtues jane me diplome per cikel te ulet.90% e drejtuesve ne Vlore te vendosur nga Vilma Bello jane per cikel te ulet.Niveli i tyre eshte skandaloz

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?