Studimi i Singaporit: Disa forma të gripit na mbrojnë nga infeksioni i Covid

12 Qershor 2020, 12:48| Përditesimi: 12 Qershor 2020, 12:49

  • Share

“Disa forma të gripit mund të ndihmojnë në mbrojtjen nga Covid-19”, - kështu thuhet në një studim shkencor i realizuar në Singapor.

Gjithashtu sipas studimit të realizuar nga ekspertë të imunologjisë, imuniteti ndaj koronavirusit mund të zgjasë deri në 17 vjet.

Pacientët që kanë kaluar grip të shkaktuar nga viruse të familjes së Covi- 19, të quajtura betakoronaviruse, mund të kenë krijuar imunitet ose kalojnë një formë shumë më të zbutur të sëmundjes, thuhet nga studiuesit.

Shkencëtarët thonë se kanë gjetur prova se një lloj imuniteti mund të krijohet për vite të tëra nga sulmet e viruseve të gripit me përbërje gjenetike të ngjashme.

Qelizat T janë një lloj qelize e bardhë e trupit dhe formojnë linjën e dytë mbrojtëse të sistemit imunitar ndaj sulmeve virale. Efekti mbrojtës i tyre ndaj koronavirusit te ri duhet të provohet me verifikime të mëtejshme, por ekspertët thonë se pacientët që e morën veten nga sëmundja vdekjeprurëse e mushkërive Sars në 2033-shin, dëshmuan reagim imunitar ndaj proteinave kryesore të zbuluara te Covid-19.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?