Foto ilustruese

Studimi: Infektimi me Omicron mund të rrisë imunitetin ndaj Deltës

28 Dhjetor 2021, 21:36| Përditesimi: 28 Dhjetor 2021, 21:38

  • Share

Studiuesit në Afrikën e Jugut kanë gjetur se ata persona që janë infektuar me variantin Omicron të koronavirusit kanë më shumë imunitet ndaj variantit Delta. Përfundimi është rezultat i një studimi të ri të kryer nga Instituti për Kërkimeve Shëndetësore të Afrikës me qendër në Durban, i cili përfshiu 33 persona të vaksinuar dhe të pavaksinuar.

Shkencëtarët zbuluan se imuniteti ndaj një ekspozimi të mëtejshëm ndaj Omicronit u rrit 14 herë rreth dy javë pas infeksionit, ndërsa zbuluan gjithashtu se imuniteti kundër variantit Delta u përmirësua 4.4 herë.

Shkencëtarët thonë se imuniteti u rrit veçanërisht tek ata persona që nuk ishin të vaksinuar. Studimi, i cili nuk është rishikuar nga ekspertët e shëndetësisë, është dorëzuar në revistën mjekësore MedRxiv.

Një studim i mëparshëm nga Afrika e Jugut zbuloi një rrezik të reduktuar të shtrimit në spital dhe sëmundjeve të rënda nga Omicron, krahasuar me Deltën. Lloji Omicron është përhapur me shpejtësi në mbarë botën që kur u zbulua për herë të parë në Afrikën Jugore në nëntor.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?