Bota

Studimi i 'The Lancet': Covid-19 rrit rrezikun e depresionit tek personat që e kanë kaluar atë (VIDEO)

7 Prill 2021, 11:36| Përditesimi: 7 Prill 2021, 15:59

  • Share

Të paktën një e treta e personave që janë infektuar me COVID-19 trashëgojnë simptoma afatgjata të çrregullimeve të shëndetit mendor, thuhet në një studim të publikuar në revistën shkencore The Lancet.

Në studim tregohet se më të rrezikuarit janë personat të cilët janë  pranuar në spital ose në kujdes intensiv.

Studimi zbuloi se brenda një harku kohor prej gjashtë muajsh, 34 për qind e të mbijetuarve nga COVID-19 janë diagnostikuar me një lloj çrregullimi neurologjik ose psikologjik.

Diagnoza më e zakonshme ishte ankthi, e detektuar në 17 për qind  të rasteve që janë trajtuar për COVID-19, e më pas çrregullime të humorit në 14 për qind të pacientëve.

Shkencëtarët britanikë analizuan të dhëna të më shumë se gjysmë milioni pacientëve në SHBA dhe mundësitë që ata të zhvillonin,  një nga 14 kushtet e zakonshme psikologjike ose neurologjike:

-hemorragji cerebrale

-Parkinson

-Sindroma Guillain-Barré

-psikoza

-çrregullime të humorit

-çrregullime ankthi

Rezultatet e studimit janë mjaft të rëndësishme pasi mund të ndihmojnë sistemin shëndetësor të vazhdojë të ndihmojë të mbijetuarit nga virusi.

Shkencëtarët vunë re se pacientët që kanë pasur COVID-19 kishin një rrezik 44 për qind më të lartë për të pasur sëmundje psikike krahasuar me persona që thjesht kanë kaluar gripin, si dhe kishte rreth 16 për qind më shumë gjasë që ato të përjetonin këto pasoja krahasuar me pacientë të sëmundjeve të tjera të infeksioneve të rrugëve pulmonare.

Ankthi preku 24% të të gjithë pacientëve, por kjo u rrit në 25% tek ata që pranohen në spital, 28% tek njerëzit që ishin në kujdes intensiv.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?