Studimi izraelit: Doza e katërt mund të pesëfishojë antitrupat kundër COVID-19

5 Janar 2022, 07:43| Përditesimi: 5 Janar 2022, 07:47

  • Share

Doza e dytë përforcuese apo doza e katërt e vaksinës kundër COVID-19, sipas një studimi të bërë në Izraerl, mund ta pesëfishojë numrin e antitrupave kundër variantit Omicron.

Gjetjet e studimit u prezantuan të martën më 4 janar nga kryeministri izraelit, Naftali Bennett, gjatë një vizite në një spital në afërsi të Tel Avivit.

“Doza e katërt e vaksinës është e sigurt”, tha Bennet duke shtuar se janë të vërteta lajmet se më këtë dozë të vaksinës rriten antitrupat dhe rritet mbrojtja kundër infektimit dhe shtrirja në spital mund të evitohet.

Njerëzit me imunitet më të dobët dhe të moshuarit kanë filluar të marrin dozën e katërt që nga e premtja (31 dhjetor 2021).

Të hënën e parë të janarit 2022, Izraeli u bë shteti i parë në botë që ofron dozën e katërt të vaksinës kundër koronavirusit për personat mbi 60 vjeç dhe punëtorët shëndetësorë.

Rreth 20,000 izraelitë tashmë kanë marrë dozën e katërt, derisa rreth 100,000 kishin kanë bërë terminët për t’u vaksinuar në javët e ardhshme, tha kryeministri Bennett.

Izraeli është përfshirë nga vala e katërt e infeksioneve me koronavirus dhe ditët e fundit rastet e reja me COVID-19 janë rritur.

Të martën, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 10.720 raste të reja.

Izraeli ka qenë vendi i parë që ka ofruar edhe dozën e tretë të vaksinës për popullsinë e përgjithshme, vendim që është ndjekur nga Shtetet e Bashkuara dhe disa vende në Evropë.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?