Arra e kokosit është një nga frutat ekzotikë më në modë dhe mund ta gjesh pothuajse në çdo treg ushqimor edhe në Shqipëri. Dhe është një nga frutat e pakta që ka efekte të dobishme shëndetësore.
Qoftë në formën e vajit, qumështit, ujit apo të grirë, çdo version i saj ofron një sërë përfitimesh që mund të përmirësojnë cilësinë e jetës tuaj.
100 gram tul na japin 342 kalori; Po, është një nga frutat më kalorike, por me veti ushqyese të pafundme. Ndër përfitimet e shumta të kokosit, veçohen vetitë e tij antioksiduese, aftësia e tij për të rregulluar presionin e gjakut dhe për të ulur trigliceridet.
Përveç kësaj, është i pasur me fibra dhe minerale (kalium, fosfor, magnez, hekur dhe vitamina E, C dhe B).
Duke marrë parasysh vetitë e tij ushqyese, konsumimin e tij të herëpashershëm dhe në sasi të moderuar, OBSH e rekomandon atë për të gjithë: fëmijët, të rinjtë, të rriturit, atletët, gratë shtatzëna, nënat në gji dhe të moshuarit.
Një studim i vitit 2017 tregoi se të rinjtë, midis 18 dhe 25 vjeç, të cilët konsumonin 30 mililitra vaj kokosi të virgjër në ditë për 8 javë, mbanin një nivel më të lartë të kolesterolit të mirë.
Një studim tjetër tregoi se te pacientët që morën vaj kokosi, pas përfundimit të ndërhyrjes u vu re një përmirësim kognitiv, i cili ishte statistikisht i rëndësishëm në fushat e orientimit dhe ndërtimit të gjuhës.
Përfshirja e arrës së kokosit në dietën tuaj të përditshme mund t'ju ndihmojë të mbani lëkurë më të re, më të shëndetshme, duke vonuar shenjat e dukshme të plakjes.