Studimi: Jugun e Italisë e ruajti nga Covid një mburojë e favorshme gjenetike

24 Korrik 2020, 15:52| Përditesimi: 24 Korrik 2020, 15:55

  • Share

Në Itali, shpërndarja gjeografike e gjeneve të caktuara që rregullojnë përgjigjen imunitare, mund të jetë shpjegimi se përse disa rajone apo krahina janë prekur më shumë nga infeksioni i Covid krahasuar me të tjerat.

Mesa duket, e goditura më ashpër nga koronavirusi, popullata në Lombardi është me e ndjeshme ndaj zhvillimit të sindromës koronavirus.

Kjo u zbulua nga një studim i gjerë i botuar në Gazetën Ndërkombëtare të Shkencave Molekulare dhe i koordinuar nga Antonio Giordano, i Institutit Sbarro për Kërkime të Kancerit dhe Mjekësisë Molekulare, në Universitetin Temple, në Filadelfia të SHBA-ve në bashkëpunim me Universitetin e Sienës.

Ky shkak ishte parashikuar edhe në një punë të mëparshme nga i njëjti ekip në muajt e fundit, por me hulumtimin e ri studimi është pasuruar me detaje.

Sipas Giordano, edhe disa studime të tjera kanë treguar një korrelacion midis varianteve të caktuara të gjenit dhe shkallës së ndjeshmërisë ndaj disa infeksioneve virale.

Komento

Komente

  • Vlora: 25/07/2020 08:31

    Ne Itali - Lombardia u NDESHKUAN per te gjithe krimet mjedisore qe kane bere IMPRENDITORI grandi ........

    Përgjigju
  • xhelo omeri: 24/07/2020 19:47

    Po besojme

    Përgjigju
  • Alfons: 24/07/2020 16:31

    Jua them dhe une rezultatey e studimit tom ::NE ITALINE E VERIUT COVID19 ESHTE SHPERNDARE NGA PROSTITUTAT PASI KA ME SHUMICE DHE I MOREN NE QAFE PENSIONISTAT.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?