Një studim i kryer nga Universiteti i Nanjing monitoroi nivelin e antitrupave në pacientët e rikuperuar nga Covid-19. Rezultatet tregojnë se pas një muaji ato mund të zhduken…
Antitrupat mund të "ulen ndjeshëm" që në muajin e parë pas shërimit të pacientëve të infektuar me Sars-CoV-2.
Kjo u zbulua nga një studim i kryer nga Shkolla Mjekësore e Universitetit Nanjing në Kinë, që cila analizoi për shtatë javënivelet e antitrupave në 19 pacientë me formë jo të rëndë të Covid-19 dhe në 7 të sëmurë rëndë
Studiuesit rekrutuan 26 pacientë me Covid-19 nga 30 janari deri më 25 shkurt 2020 dhe që më 25 mars ata u shëruan nga infeksioni
Në studim thuhet se gjatë periudhës së vëzhgimit, 80.7% (21 nga 26) pacientë treguan se pate një përgjigje të fortë immune IgM ose IgG, ndërsa tre pacientë kishin një nivel relativisht të ulët të përgjigjes së antitrupave. Por më pas u pa se niveli i antitrupave u ul në mënyrë drastike në 25% të pacientëve, ndërsa pacientët e mbetur mbajtën të pandryshuar nivelin e antitrupave. Por edhe te këta të fundit "efikasiteti i neutralizimit të virusit u ul ndjeshëm pas vetëm tre ose katër javësh pas daljes nga spitali".
Kërkimet konfirmojnë rezultatet e një studimi tjetër, të kryer nga shkencëtarët në King's College të Londrës, i cili zbuloi se "ndërsa 60% e njerëzve të infektuar tregojnë një nivel të efektshëm të antitrupave në dy javë pas shfaqes së simptomave, këto nivele bien në më pak se 17% pas tre muajsh."
Studiuesit kinezë saktësuan se "Mbetet për tu diskutuar nëse pacientët e shëruar klinikisht Covid-19 mund të jenë të ndjeshëm ndaj ri-infektimit”. Megjithatë, të dhënat nga studimi "ofrojnë prova që janë thelbësore për testimin serologjik, ndërhyrjen e bazuar në antitrupa dhe modelin e vaksinës Covid-19".
Në fakt, nëse antitrupat e prodhuar kundër Covid-19 humbasin fuqinë e tyre neutralizuese pas një muaji, edhe zbulimi i një vaksine mund të mos jetë një ‘litar shpëtimi’. Vaksinat, në fakt, pasi të administrohen, një përgjigje imune të ngjashme me atë të shkaktuar nga infeksioni. Nëse aftësia neutralizuese e antitrupave zvogëlohet brenda disa javësh, zhvillimi i vaksinës mund të bëhet gjithashtu problematik dhe se një vaksinim i vetëm nuk do të ishte i mjaftueshëm…