Cila është mundësia e zhvillimit të simptomave pak a shumë serioze pas infektimit me koronavirusin?
Studiuesit e Fondacionit Bruno Kessler të Trentos në Itali, në bashkëpunim me institucionet shëndetësore të Lombardisë dhe universitetet në Milano dhe SHBA, e llogaritën atë përmes një studimi të kryer mbi 4326 persona në Lombardi.
Analiza zbuloi se 69.1% e të gjithë subjekteve nën moshën 60 vjeç që kontraktuan Sars-Cov-2 nuk zhvilluan simptoma klinike (të përcaktuara në këtë analizë si simptoma të frymëmarrjes ose ethe dhe temp. mbi 37.5 gradë). 6.9% e atyre të infektuar mbi moshën 60 vjeç kishin simptoma kritike.
Sipas studimit, në përgjithësi, rreziku i shfaqjes së simptomave rritet bashkë me moshën, ndërsa në thelb është i njëjtë tek burrat dhe gratë. Te këto të fundit, rreziku i shfaqjes së simptomave kritike është më i ulët për rreth 53.5%.
Studimi është i rëndësishëm për të nënvizuar përqindjen e infeksioneve simptomatike në grupmoshat e ndryshme, domethënë individë të infektuar nga virusi që tregojnë simptoma klinike.
Për shembull, individët nën 20 vjeç në 81.4% të rasteve paraqiten pa simptoma klinike edhe nëse janë prekur nga Covid.
Infeksionet pa simptoma klinike te individët mbi 80 vjeç zbresin në 33.1%.
"Ne kemi vlerësuar mundësinë e zhvillimit të simptomave kritike për jetën pas infeksionit, duke konstatuar se është veçanërisht e lartë te më të moshuarit.Por gjithashtu kemi parë që gratë kanë një rrezik më të ulët dhe pse, edhe në pritje të studimeve të tjera që konfirmojnë këto rezultate, të gjitha mbetet për tu sqaruar ”- komentoi Stefano Merler, epidemiolog dhe bashkëautorë i studimit.