Studimi në Kinë (ende i pa provuar): Koronavirusi 30 minuta në ajër, distanca e sigurisë 4.5 metra (VIDEO)

10 Mars 2020, 10:58| Përditesimi: 10 Mars 2020, 13:52

  • Share

Koronavirusi mund të qëndrojë në ajër për të paktën tridhjetë minuta dhe të mbulojë një distancë prej rreth 4.5 metrash në një ambient të mbyllur, si psh në një autobuz, shumë më tepër sesa distanca e sigurisë prej një deri dy metra, e rekomanduar nga autoritetet shëndetësore në pjesë të ndryshme të botës.

Ky është përfundimi i një studimi të kryer nga epidemiologët kinezë dhe i botuar nga revista shkencore 'Practical Preventive Medicine' dhe e cituar nga 'South China Morning Post', sipas të cilit koronavirusi mund të qëndrojë mbi një sipërfaqe deri 1 ditë, duke rritur rrezikun e infektimit prej tij për ata që e prekin.

Duhet thënë se të dhënat që dalin nga ky studim kanë nevojë për studime të mëtejshme për t'u verifikuar.

Studiuesit kinezë thonë se qëndrueshmëria në sipërfaqe i nënshtrohet faktorëve të ndryshueshëm, siç është lloji i sipërfaqes dhe temperatura: në 37 gradë celsius, në qelq, metal, plastikë, letër dhe pëlhurë, virusi mund të rezistojë deri në dy ose tre ditë dhe më shumë se pesë ditë në jashtëqitje dhe lëngjet e trupit.

Qëndrimi në dhoma të vogla dhe të mbyllura është rrëzik i shtuar dhe mund të infektohesh më lehtë.

Studimi doli në këto konkluzione pasi  ekzaminoi që nga 22 janari një grup rastesh të personave të infektuar.


Lajmi kryesor:

Koronavirusi/ Sot në Itali 1 mijë të prekur më pak se dje! Shtohen të shëruarit, numri i viktimave shkon në 631, mbi 10 mijë të infektuar në total


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?