T'i mbijetosh koronavirusit është e vështirë për ata që kanë simptoma të rënda, por edhe për ata që shërohen, rikuperimi është i vështirë.
Këto janë gjetjet e një studimi nga një grup shkencëtarësh të Universitetit të Michigan-it të drejtuar nga Dr. Vineet Chopra.
Sipas CNN, ata monitoruan 488 pacientë të cilët u trajtuan e më pas fituan betejën me koronavirusin në disa spitale të Michigan-it.
Ky monitorim zgjati për 2 muaj, nga 16 marsi deri në 1 korrik, ku sipas këtij studimi, një e treta e pacientëve të shëruar kanë raportuar sërish probleme shëndetësore si kollë, humbje të shijes dhe nuhatjes.
36% e pacientëve raportuan një ndikim negativ në ekonominë e tyre për shkak të shtrimit dhe trajtimit në spital. 40% e tyre kanë raportuar se janë pushuar nga puna.
"Për shumicën e pacientëve që mbijetuan, përfshirë paaftësinë për t'u kthyer në aktivitetet normale, simptomat fizike dhe emocionale dhe humbjen financiare, ishte e zakonshme. Këto të dhëna konfirmojnë se numri i Covid-19 shtrihet përtej shtrimit në spital" shkruan ekipi i Chopra në revistën Annals of Internal Medicine.
Studimi kishte kufizime. Sondazhi përfshiu vetëm 488 nga më shumë se 1,600 pacientë, regjistrat e të cilëve u gjetën fillimisht.