Studimi në Shkodër: Afro 20 për qind e nxënësve bullizohen në shkollë! Shqetësim dhe mungesa e oficerëve të sigurisë

21 Nëntor, 16:16| Përditesimi: 21 Nëntor, 16:49

  • Share

Institucionet arsimore po përpiqen të forcojnë rregullat në shkolla pas vrasjes tragjike të 14-vjeçarit, Martin Cani në Tiranë. Rregulla që dihen por nuk zbatohen siç është ndalimi i përdorimit të celularëve në shkolla.

“Nxënësit në cdo shkollë duke nisur nga e hëna do të kenë kontrolle cdo ditë nga mësuesit kujdestar ku pajisjet telefonike do të jenë të ndaluara”, tha Brisela Kadija, drejtore e Zyrës Arsimore, Shkodër.

Kadija foli për masat, teksa prezantoi të dhënat e një pyetësori për bullzimin, i cili paraqet shifra shqetësuese.

“Është bërë një studim në lidhje me bullzmin nga punonjësit socialë që punojnë në institucionet arsimore. Shifrat e bullzimit në Shkodër janë të njëjta me ato që paraqiten në nivel kombëtar, ku 19.7 për qind e fëmijëve janë të bullizuar”, theksoi ajo.

Një tjetër problematikë që u evidentua në këtë aktivitet, ku morën pjesë mësues, prindër e nxënës, është mungesa e oficerëve të sigurisë.

“Oficerët e sigurisë kanë rol të rëndësishëm, jam besimplotë se Qeveria do marrë vendim për t’i shtuar ato”, tha Kadija.

Nga 57 shkolla të mesme e 9-vjeçare në Bashkinë e Shkodrës, vetëm 9 prej tyre kanë oficerë sigurie, kryesisht ato me numër të madh nxënësish, si gjimnazet “28 Nentori”, “Jordan Misja”, “Shejnaze Juka” dhe “Oso Kuka”. Po kështu oficerët gjenden dhe në dy shkolla 9-vjeçare dhe 3 shkolla të bashkuara.

R.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?