Afërsisht 50% e popullsisë së Tiranës e kanë kaluar koronavirusin. Ky është studimi i fundit i Akademisë së Shkencave në Shqipëri.
Studimi është kryer nga profesor Genc Sulçebe si dhe nga akademiku Alban Ylli.
Më saktësisht në studim bëhet fjalë për 49.5% të popullsisë që e kanë kaluar virusin. Tirana është qyteti më i prekur nga koronavirusi ku është regjistruar dhe numri më i lartë i të infektuarve.
Profesori Alban Ylli shprehet se imuniteti në Shqipëri është ende relativisht i ulët ndaj duhet shtuar kujdesi nga qytetarët.
“Në Tiranë ka një harmoni të virusit në të gjithë lagjet e Tiranës. Imuniteti në Shqipëri është ende relativisht i ulët, duhet të kemi kujdes. Popullata në Shqipëri ka potencial për qarkullim të virusit, edhe për valë të tjera” – tha Ylli.
Pjesë e këtij studimi u bënë disa qendra shëndetësore në Tiranë, më konkretisht qendra nr. 3,7,8 dhe 9 ku popullsia që përfshijnë këto zona është 258,000.
Nga këta individë, janë marrë rezultatet e 817 qytetarëve prej të cilëve 49.6% rezultuan se e kanë kaluar koronavirusin.