Në një intervistë në emisionin ‘’Rreze Dielli’ u diskutua deklarata e Papa Françeskut ku kritikon ashpër çiftet e reja që nuk duan të kenë fëmijë. Të ftuar në studio këshilluesit martesor Ned Spiecker dhe Jorid Spiecker si dhe sociologia Entela Binjaku diskutuan mbi deklaratën e fundit, ku sipas të dhënave edhe në Shqipëri duket se ka nisur ‘dimri demografik’ përsa i përket lindshmërisë në vend, sidomos muajt e fundit.
Ne kemi shumë vite që jemi në vështirësi reale sa i takon lindshmërisë. Shifrat tek ne janë gjithmonë në rënie, kështu që jemi në një periduhë të vështirë. Është pesimizmi për të adhmen me një pasardhës, është pamundësia ekonomike për një jetë të sigurtë ekonomike, është ndërgjegjësimi për koston e lartë për sjelljen në jetëe një fëmijë dhe sigurisht mënyra se si ka ndryshuar familja shqiptare” u shpreh sociologia Binjaku për arsyet kryesore që kanë cuar në një dimër demografik të lindshmërisë në Shqipëri.
Ndërsa theksoi se një tjetër arsye e shtuar sipas studimeve të fundit është ulja e fertilitetit tek të rinjtë:
Një tjetër arsye janë vështirësitë reale që ka prekur fertiliteti. Pra ka çifte që provojnë dhe nuk munden dhe jo se nuk kanë dëshirën. Një studim tregonte për rënien e aftësisë së fertilitetit të meshkujve të rinj në shkallën 40% krahasuar me gjyshërit e tyre. Pra gjyshërit kanë qenë 40% më fertil se sa të rinjtë e sotëm’’ tha ajo.
Duke ngritur këshu ‘alarmin’ për një problematik e cila duket se po theksohet gjithmonë e më shumë e që sipas saj do të sjell pasoja të rënda në shoqëri.