“Ata e krijuan virusin në një laborator në Wuhan. Më pas u përpoqën të fshihnin gjurmët”, është ky përfundimi i një studimi shokues prej 22 faqesh i bërë nga profesori britanik Angus Dalgleish dhe shkencëtarit norvegjez Birger Sørensen.
Ata janë gati të botojnë kërkimin e tyre i cili pretendon se ka gjetur gjurmët unike të gishtërinjve ’në mostrat e virusit të cilat tregojnë për manipulim në një laborator.
Për gati 1 vit ata kanë studiuar origjinën e koronavirusit dhe kanë arritur në përfundimin se ai nuk ka asnjë paraardhës natyral nga i cili mund të ketë rrjedhur virusi që njohim sot.
Studimi është publikuar ekskluzivisht në Daily Mail thotë se gjithçka nisi nga një përpjekje e shkencëtarëve kinezë për të krijuar një koronavirus më ngjitës dhe për të parë se si ai do të ndikonte tek njerëzit.
Edhe pse studimi, i parë nga Daily Mail, u refuzua nga revistat kryesore dhe akademikët, tani është vendosur të publikohet botimin Tremujor të Discovery.
Thuhet se studimi kinez i Wuhanit ka zgjatur gati 5 vjet dhe madje ka marrë edhe një ndihmë prej 600 mijë dollarësh nga Shtetet e Bashkuara. Ndihma u ndërpre gjatë presidencës së Barack Obamës.
Dy shkencëtarët thonë se gjatë përpjekjeve për krijimin e vaksinës kundër Covid panë se virusi kishte modifikime që nuk mund të ishin natyrore. Sars-Cov 2 kishte në përbërje një sërë aminoacidesh artificiale.
Daeglish dhe Sørensen kanë kërkuar edhe ndihmën e shkencëtarëve kinezë, por ata kanë refuzuar të bashkëpunojnë. Kohët e fundit ka një shtim të vëmendjes për të zbuluar origjinën e koronavirusit, gjë që ka shkaktuar përplasje të forta mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.
“The Wall Street Journal” raportoi pak ditë më parë për 3 punëtorë të laboratorit të virologjisë në Ëuhan që u shtruan në spital në Nëntor 2019 me simptoma të koronavirusit, një muaj para se identifikimit zyrtar të infeksionit. Shtetet e Bashkuara dhe Britania po shtojnë thirrjet që Organizata Botërore e Shëndetësisë të marrë një vështrim më të thellë në origjinën e mundshme të virusit, duke përfshirë një vizitë të re në Kinë.