Studimi shokues për Covid - ‘Në Europë që nga marsi i vitit 2019’

27 Qershor 2020, 14:01| Përditesimi: 27 Qershor 2020, 14:05

  • Share

Një hulumtim i kryer nga Universiteti i Barcelonës, duket se vërteton tezën e shkencëtarëve të Wuhan, sipas të cilëve koronavirusi ka qarkulluar në Europë që në mars 2019.

Studimi i Barcelonës ka treguar praninë e Covid në Evropë që një vit më parë. Punimi, në të cilin morën pjesë studiues të grupit të virusit enterik UB Gemma Chavarria-Miró, Eduard Anfruns-Estrada dhe Susana Guix, të udhëhequr nga Rosa Maria Pintó dhe Albert Bosch, është pjesë e projektit të mbikëqyrjes të SARS -CoV-2 .

“Edhe pse COVID-19 është një sëmundje e rrugëve të frymëmarrjes, është vërtetuar se sasi të mëdha të gjenomit të koronavirusit gjenden edhe në feçe dhe për rrjedhojë në ujërat e zeza"- kjo është ajo që raportohet në faqen zyrtare të universitetit.

Studiuesit, pasi analizuan mostrat e ngrira nga periudha midis janarit 2018 dhe dhjetorit 2019 gjetën gjenomet Covid në mostrat e marsit të vitit 2019, kur akoma askund në botë nuk flitej për koronavirusin.

Qyteti katalan, si për turizëm ashtu edhe për arsye biznesi, mirëpret shumë të huaj çdo vit. Meqenëse shumica e njerëzve me koronavirus kanë simptoma shumë të ngjashme me ato të gripit, padyshim që e njëjta gjë ka ndodhur edhe në qytete të tjera të botës.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?