Foto ilustruese

Lifestyle

Studimi: Vajzat tërhiqen më shumë nga psikopatët

29 Tetor 2019, 20:56| Përditesimi: 29 Tetor 2019, 20:57

  • Share

Vajzat janë më të tërhequra ndaj psikopatëve.

Një studim i bërë nga Universiteti Brock dhe Carleton në Kanada, që si qëllim kryesor kishte studimin e lidhjes mes dëshirës dhe psikopatisë në marrëdhëniet dashurore ka dalë në këtë përfundim.

Doktori i shkencave Kristopher Brazil rekrutoi 46 meshkuj të moshave nga 17 deri në 25 vjeç.

 Një asistente e tij i intervistoi të gjithë me video, ndërsa i pyeste se çfarë u pëlqen që të bëjnë në takimin e parë dhe se çfarë ata shohin si të rëndësishme në një lidhje.

46 meshkujt u mbikëqyrën gjithashtu nga studiuesit për të analizuar tipare të psikopatisë në personalitetin e tyre.

Më pas videot e filmuara iu treguan 208 femrave të cilat zgjodhën të preferuarit e tyre në bazë të sa tërheqës ishin, sa besim kishin në vetvete etj.

Kështu, studimi i botuar në Evolutionary Psychological Science, zbuloi se vajzat pëlqenin më shumë djemtë që ishin deri diku ‘psikopatë’.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?