Vala e dytë e pandemisë së shkaktuar nga infeksioni i koronavirusit në Itali mund të arrijë midis tetorit dhe nëntorit.
Kjo zbulohet nga një studim i kryer nga dy studiues italianë, të cilët kanë zhvilluar një model matematikor për të provuar të kuptojnë prirjen e epidemisë në muajt e ardhshëm.
Giacomo Cacciapaglia i cili punon në Institutin e Physique des 2 Infinis, Villeurbanne, Francë dhe Francesco Sannino, Universiteti i Danimarkës Jugore, Odense, kanë zhvilluar një sistem që, përmes studimit të të dhënave të mbledhura, zbulon se si do zhvillohet pandemia e koronavirusit.
Duke marrë parasysh situatën aktuale në Europë, ku disa vende tashmë po përballen me valën e dytë, autorët e studimit modeluan dinamikën kohore të një vale të dytë për të gjitha vendet në Evropë.
Me të dhënat e valës së parë, por me një ndryshim prej 15% të normave të infeksionit, dy studiuesit italianë treguan se koha e valës së dytë varet shumë nga nivelet e infeksionit, zbatimin e masave te distancës sociale dhe sjellja individuale e përgjegjshme.
Sipas studimit, në dhjetë vende- Belgjikë, Bosnja, Kroaci, Çeki, Greqi, Hollandë, Serbi, Sllovaki, Slloveni dhe Spanjë, vala e dytë ka nisur që në muajin gusht
Rezultatet treguan se e ashtuquajtura vala e dytë në Itali ka të ngjarë të ndodhë në fund të tetorit dhe nëntorit.
Sidoqoftë, kohët potencialisht mund të kontrollohen përmes kontrollit të kufirit dhe masave të distancës sociale.
Modeli është një mjet i dobishëm për qeveritë, tregjet financiare, por edhe qytetarët në mënyrë që të përgatiten paraprakisht dhe në mënyrë efektive të frenojnë ardhjen e një vale të dytë të Covid