Shell në Shqipëri nuk do të kryejë shpime për naftë dhe gaz në lumin Vjosa, i cili është një moment natyror me rëndësi të veçantë si dhe nuk do të kryejë më shpime për naftë dhe gaz, edhe në nënzonën qendrore të Zagorisë e cila gëzon mbrojtje të veçantë nga vendimi i Këshillit të Ministrave. Kështu ka bërë me dije në një deklaratë për median të Shell në Shqipëri në lidhje me studimin gjeofizik në Bllokun 4.
Siç bëhet me dije në deklaratë, në këtë moment Shell në Shqipëri po kryen vetëm një studim gjeofizik në Bllokun 4 dhe jo në lumin Vjosa. Mbledhja, përpunimi dhe vlerësimi i të dhënave që do të merren nga ky studim do të kërkojë disa vite.
Në përgjigje të pyetjeve të ngritura nga disa pjesëtarë të komunitetit, Ante Frens, Dretori i Përgjithshëm i Shell në Shqipëri, tha: “Studimi gjeofizik që Shell po zhvillon në Bllokun 4 na shërben për të kuptuar më mirë perspektivën e zbulimit në Bllokun 2. Pavarësisht rezultateve të studimit gjeofizik Shell nuk do të kryejë shpime për naftë dhe gaz në lumin Vjosa, i cili është një moment natyror me rëndësi të veçantë që ne do ta respektojmë; dhe sic kemi deklaruar edhe me pare, nuk do të kryejë shpime për naftë dhe gaz, edhe në nënzonën qendrore të Zagorisë e cila gëzon mbrojtje të veçantë nga vendimi i Këshillit të Ministrave. Ne po dëgjojmë dhe takohemi me të gjitha palët dhe komunitetet dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë gjë edhe në vijim.”
Informacion Shpjegues:
Lumi Vjosa
Në këtë moment, Shell në Shqipëri po kryen vetëm një studim gjeofizik në Bllokun 4 dhe jo në lumin Vjosa. Mbledhja, përpunimi dhe vlerësimi i të dhënave që do të merren nga ky studim do të kërkojë disa vite.
Çfarë po bën Shell në Bllokun 4?
Nga prilli në qershor 2021 Shell do të kryejë një studim gjeofizik. Studimi gjeofizik po kryhet nga Geotec S.p.A për llogari të Shell në Shqipëri. Ata janë një kompani e specializuar për kryerjen e studimeve gjeofizike dhe kanë përvojë në bërjen e studimeve të ngjashme në Itali, Greqi etj. si dhe kanë përvojën e kryerjes së studimeve të tilla në Bllokun 2/3 në Shqipëri.
Çfarë është studimi gjeofizik?
E thënë thjesht, studimi gjeofizik është një metodologji që përdoret për të fotografuar nëntokën me qëllimin për të kuptuar nëse ka shtresa që përmbajnë naftë dhe gaz. Kjo gjë arrihet duke prodhuar valë zanore të cilat më pas rregjistrohen nga pajisje të vendosura mbi tokë. Gjithë informacioni që merret analizohet. Ne kemi përcaktuar disa linja ku informacioni që duhet do të rregjistrohet. Për transportimin e disa pajisjeve në zona të thella që nuk arrihen në këmbë duhet përdorur helikopteri.
Ky proces zgjat 3-4 javë në cdo fshat.
Para fillimit të punës ne kemi folur gjerësisht me komunitetet, autoritetet vendore dhe palë të tjera në zonë dhe kemi shpërndarë materiale informuese. Ne vazhdojmë të jemi në kontakt të përditshëm me ta. Menaxhimi i Mbetjeve
Ne do të respektojmë standardet më të mira ndërkombëtare gjatë kryerjes së këtij studimi. Kjo ndër të tjera do të thotë që pas përfundimit të procesit të studimit në cdo zonë, grupet e punës do të pastrojnë dhe rikthejnë gjithcka në gjendjen e mëparshme për të mos lënë mbrapa asnjë mbetje. Nëse komunitetet apo individë kanë shqetësime në lidhje me atë cfarë shohin në terren, ju lutemi na kontaktoni përmes: Geotec: Vladimir Cela – Cel: 0693036780, e-mail: clo.sua.creë[email protected] Shell: Lindita Luzo – Cel: 0697046781, e-mail: [email protected]
Marrëveshja
Në Shkurt 2018 Shell in Albania B.V. nënshkroi një Marrëveshje (Production Sharing Contract (PSC) me Qeverinë e Shqipërisë “Për kërkimin, zhvillimin dhe prodhimin e naftës në Bllokun 4, me zgjatim në Bllokun 2 dhe 3 në tokë, në Shqipëri.” Shell përftoi Deklaratën Mjedisore nga Ministria e Mjedisit dhe Turizmit në Gusht 2019 për kryerjen e studimit gjeofizik në Bllokun 4, studim të cilin planifikon ta kryejë në vitin 2021. '-thuhet në përgjigje të Shell.