Politikë

Studio franceze L’AUC shpallet fituese për projektin e zhvillimit urban të zonës së ish-Cirkut (VIDEO)

7 Prill, 22:12| Përditesimi: 7 Prill, 22:55

  • Share

Zhvillimi i zonës së ish cirkut në Tiranë do të bëhet nga një kompani franceze.

Projekti i studios L’auc (lause) triumfoi mes 6 kompanive ndërkombëtare të arkitekturës që  prezantuan vizionin dhe projektet e tyre për rivitalizimin e qendrës së Tiranës e njohur si zona e Cirkut.

Arkitektët e studios sqaruan se projekti bën fjalë për ndërtimin e kullës më të lartë në vend, në një ndërthurje mes historisë dhe modernitetit.

Sipas jurisë, detaji më i veçantë i projektit ishte pjesa “Piano Nobile”, e cila do të jetë një hapësirë që do të zhvillojë edhe më tepër turizmin në kryeqytet.

“Hartoi një skemë që quhet “Terreni i përbashkët, Tirana”, e cila kishte një lloj skulpturimi të nënthënë dhe, natyrisht, edhe një ndjesi poetike. U vërejt që ndjesia dhe pamja moderne e Tiranës është e përfshirë në skenë dhe në ndjesi të ndryshme, në materiale të ndryshme dhe, në fakt, edhe në shkallë të ndryshme. Në fakt, në pamje të ndryshme dhe po kështu në shkallë të ndryshme. Në fakt, ishte një koncept shumë elastik dhe, siç u tha edhe nga arkitektët, nuk është një masterplan, por një vizion. Na pëlqeu kati horizontal, “Piano Nobile”, që shërben si ndarje mes pjesës së sipërme dhe të poshtme.”-tha midis të tjerash prezantuesi i vendimit lidhur me detajet e projektit.

I pranishëm gjatë prezantimit të projekteve, kryeministri Edi Rama e cilësoi Tiranën lokomotivën e zhvillimit dhe transfomimit urban.

6 kompani ndërkombëtare të arkitekturës morën pjesë në konkursin e projekteve për rivitalizimin e qëndrës së Tiranës. Krahas L’auc (lause) projektet e tyre kryesisht me kulla shumëkatëshe deri në 200 m të larta prezantuan edhe studio nga vendet si Danimarka, Japonia, Britania e Madhe, Spanja dhe Italia.

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • tini: 08/04/2025 00:18

    po lulishte a kane keto projekte pirate ne tirane apo jo....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?